ELBASAN- Iva Bodurri, juriste e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor Elbasan (DRSHTRR) është arrestuar nga policia, për shpërdorim detyrë dhe falsifikim dokumentesh.
30-vjeçarja, sipas policisë dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Thanas Beko dhe R. L. (Th. B., i arrestuar dje; R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS.
Punonjësja e DRSHTRR-së, e cila ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, u vu në pranga në kuadër të operacionit ‘Fraud’, ndërsa policia ka sekuestruar 3 automjetet, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit R. L.
Mësohet se Thanas Beko dhe njëri prej punonjësve, kishin marrë me qira 3 automjete dhe më pas u kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Ndërsa lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe institucioni i DRSHTRR Elbasan, ku nëpërmjet një postimi të bërë në facebook, mohon lajmin e arrestimit të juristes.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar pas lajmit të sotëm mbi arrestimin e juristes së këtij institucioni Iva Bodurri nuk është i vërtetë.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, Iva Bodurri është kthyer sot nga një udhëtim familjar dhe është paraqitur në komisariatin e policisë të Elbasanit ku po pret t’i komunikohet çështja duke aluduar se njoftimi i policisë për arrestimin e Bodurrit, është i pavërtetë.
“Në pamundësi të njohjes me aktet, për shkak të fundjavës e festave, sqarojmë se lajmi i sotëm se “kapet” punonjësja e rajonales Elbasan, me iniciale I. B., në kërkim, nuk është i vërtetë. Personi sapo ka mësuar nga portalet online për lajmin e së dielës, është kthyer menjëherë nga udhëtimi familjar dhe ka shkuar vetë në Komisariatin e Elbasanit ku ende pret me avokaten që t’i komunikohet çështja. Në padije për detaje të tjera, mund të sqarojmë se nga ana e drejtorisë rajonale Elbasan dhe çdo strukture tonën, jemi të hapur për çdo informacion e bashkëpunim me organet hetimore, me të dhënat e sistemeve dhe pamjet filmike. Për momentin mund të deklarojmë se personi tjetër i dyshuar, punonjësi me iniciale R. L., rezulton se ka vepruar privatisht, pa asnjë akses në shërbimin e ndërrimit të pronësisë së mjeteve, sepse nuk punon në atë sektor, pra jo në kushtet e abuzimit me detyrën! Ky person ka qenë me leje dhe në cilësinë e personit privat është paraqitur për marrje shërbimi. Dy nga rastet e aluduara lidhen me praktika të noterizuara, pra jashtë shërbimit tonë, ndërsa rasti i tretë lidhet me dyshim për përgjegjësi penale të shitësit pa autorizim korrekt. Për të treja rastet e dyshuara, sa i takon zinxhirit të shërbimit, RBS, procedurës së rajonales Elbasan, rezulton se nuk ka asnjë cënim të integritetit të sistemit operativ! Çdo veprim është i gjurmueshëm, çdo rekord regjistrohet në databazë, çdo dokument apo vetëdeklarim i pasaktë përbën përgjegjësi vetjake! Rastet e dyshuara, deri tani, nuk përfshijnë falsifikim apo tjetërsim brenda entit. Në pritje të konkluzioneve, i kërkojmë medias/portaleve që të mos nxitojnë në kushtet kur nuk ka një informacion të plotë mbi provat. Inkurajojmë të tëra shërbimet e treta që ndërveprojnë, si rasti i noterëve, të investojnë në sisteme digjitale për të eliminuar raste falsifikimesh dhe për të garantuar protokoll e informatizim verifikimi në kohë reale”- njoftim DRSHTRR.
Shpjegimet ne prokurori, jo ne facebook.
Përgjigju