Falsifikon pasaporta për të futur shqiptarët në Britani? Blogerja: S’jam kriminele, s'kam marrë para nga shtëpitë e barit! Ja pse e nxora videon në Tik Tok

13 Nëntor 2022, 18:28| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 22:19

  • Share

‘Më bëtë kriminele për një reklamë! S’kam marrë kurrë lekë nga shtëpitë e barit’. Kjo ishte përgjigja e 25-vjecares shqiptare që njihet në rrjete sociale si Ion Daci, e cila përgënjeshtroi artikullin e ‘The Sun’ se reklamon pasaporta false në Tik Tok. Ajo mohoi se është e përfshirë në këtë skemë duke treguar se reklama që bëri në rrjetin social ku e ndjekin mbi 200 mijë persona ishte vetëm për të ndihmuar një biznes të vogël, por nuk e dinte se do të bëhej kaq e madhe.

Blogerja tregoi se punon si trajnere në palestër dhe nuk ka qenë e përfshirë me mafien, ndërsa reklama që bëri i referohet marrjes së një karte banke apo pasaporte për të marrë shtëpi në Britani dhe për të mos mbetur në mes të 4 rrugëve. Daci tregon se e bëri këtë me idenë që të ndihmonte njerëzit dhe i bëri nder një ndjekësi që i kërkoi reklamë, por nuk e njeh dhe nuk ka pasur kurrë kontakte me të. E revoltuar nga artikulli i tabloidit britanik tregon se e ka denoncuar rastin në policinë angleze, të cilët i kanë marrë telefonin dhe po kryejnë hetime. Po ashtu shprehet se nuk bën jetë luksoze, është me letra të rregullta në Britani dhe çdo gjë e ka fituar duke derdhur djersë e gjak.

Shkrimet dhe reagimet e shumta i kanë shkaktuar edhe probleme në marrëdhënie me partnerin. Ion Daci, e cila është në pritje të një fëmije tregon se është ndarë nga i dashuri i saj shqiptar pas lajmeve që e bënë si kriminele. Në disa video në Tik Tok bëri publike edhe bisedën me gazetaren britanike, të cilës i kërkonte llogari për arsyet që e cilësuan ‘kriminele’ dhe nuk u përpoqën në asnjë moment që ta kontaktonin. 

“Kam qenë live dhe dikush më tha a mund të më reklamosh profilin. Në rregull i thashë. Profili kishte të bënte me karta banke, patenta, pasaporta. Nuk e di nëse në Shqipëri e dini se me pasaportë false nuk vjen dot në Angli. Shkruhet se jam me bandat e trafikimit që su lodha duke e lexu por ma sollën 48 mijë veta sot. Për falsifikimet, i keni të gjitha me avokatë. Sot kam shkuar te policia e Anglisë, kam raportuar që thonë se merrem me falsifikim pasaportash dhe sjell njerëz nga Shqipëria dhe doja t’ju thoja mos përmendni kur nuk dini asgjë.

Ju që nuk e keni idenë si funksionon në Angli, këtu nëse ti nuk ke letra dhe vjen vëllai yt apo dikush tjetër, nuk kanë shtëpi ku të rrijnë. Duhet të kesh pasaportë ose kartë banke sepse duhet të zësh shtëpi për të jetuar. E publikova për të ndihmuar shqiptarët që nuk kanë as nënë, as baba këtu, as njerëz për t’i ndihmuar dhe janë mes 4 rrugëve se më bëtë kriminele. Si dal unë me fytyrë nqs merrem me trafikim.

Unë nuk jam spiune dhe nuk kam cfarë spiunoj. Kur s’kam lidhje me dicka, nuk kam frikë se nuk kanë për cfarë të më gjykojnë. Këtyre të gazetave do i nxjerr bojën. Unë jam me pasaportë normale, me patent britanike, nuk kam marrë asnjëherë lekë nga shtëpia bari, kam punuar me djersën time dhe kam derdhur gjak. Kur bëj nder pa pagesë dhe ju e bëni sikur të jem kriminele, nuk është problemi im. Do i nxjerr bojën të gjithëve. Ku është jeta ime luksozve me Fiat 500 që jetoj në një studio?” – tha Ion Daci.

Reagimi i Ion Daci erdhi pasi tabloidi britanik ‘The Sun’ publikoi një video të saj nga Tik Tok duke thënë se po reklamonte mjetet e falsifikuara të identifikimit, si dhe përdorej nga bandat. Sipas medias britanike, pasaporta greke që 25-vjecarja mbante në dorë kishte të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët që i shërben emigrantëve shqiptarë, të cilët mbërrijnë në Britani në mënyrë ilegale.

Kjo vjen në një kohë kur debati për emigrantët shqiptarë në Britani është ndër çështjet më të nxehta. Një ditë më parë, në rrugët e Londrës u mblodhën mijëra shqiptarë që bërtisnin ‘S’jemi kriminelë’ dhe kërkonin dorëheqjen e ministres britanike Suella Braverman për shkak të deklaratave të saj.

Ora 21:00
Është përdorur nga bandat? Blogerja shqiptare replikon me ndjekësit: Ju plastë inati! S'merrem as me trafikim hashashi, as me trafikim njerëzish

1668369757_64001668366842xion2348.jpg

Blogerja shqiptare ka replikuar me ndjekësit në Tik Tok pas publikimit të artikullit të medias britanike se merret me pasaporta false. Sërish i ka sqaruar se nuk merret me trafikim ndërsa i pyet se si ia kanë dalë ata të integrohen në Britani.

“Dje shqiptarët shkuan të bëjnë protesta se nuk jemi kriminelë. Si mendon, nëse nuk isha e pastër publikoj fytyrën time? Pse nuk kam qejf të rri si zotëri nëse bëj dicka illegal. Kur dal me fytyrë do të thotë që s’kam lidhje. Se di pse duhet të shpjegoj nëse kartat false illegal apo jo? Si ke ardh në Angli ti? Si e ke gjetur shtëpinë e punën? Se të gjithë jeni moralista. S’keni arsye të më bëni presion.

Ju plastë inati se nuk kanë cfarë të më bëjnë se nuk merrem as me trafikim hashashi, as me trafikim njerëzish. Unë e di vetë cfarë bëj me jetën time. Nuk bëj reklamë për të blerë 1 kg qofte se nuk jam lypëse”, tha Ion Daci.

Ora 18:53
Blogerja shqiptare publikon bisedën me gazetaren britanike: Jam shtatzënë dhe u ndava nga i dashuri se më bëtë kriminele! Se kuptoj ku e keni parë jetën luksoze

1668362030_31228894418018439935282294275992061881022322n.jpg

Pas publikimit të artikullit që tregon se blogerja shqiptare reklamon pasaporta false, 25-vjeçarja Ion Daci që së shpejti do të sjellë në jetë një fëmijë ka publikuar në Tik Tok bisedën me gazetaren britanike duke treguar se i kanë shkaktuar krisje në marrëdhënien me partnerin.

Gjatë bisedës shpjegon se nuk ka asnjë lidhje me personin që ka faqen që merret me pasaporta dhe karta bankare, por thjesht donte ta ndihmonte për të fituar ndjekës.

Ion Daci: Thjesht shpërndava faqen. Më kërkoi ta ripostoja. Çfarë do të thuash pse e shpërndava faqen e tij? Ma kërkoi! A ke llogari në Tik Tok? Nëse do isha gabim, pse s’ma thotë policia?

Gazetarja: Ule zërin.

Ion Daci: Nuk mund ta ul zërin sepse së shpejti do sjell në jetë një fëmijë dhe më bëtë të ndihem si kriminele. Ju as nuk u përpoqët të më kontaktonit. Thotë se kush dëshiron patenta apo karta banka ta kontaktojë. Nuk e njoh, ishte thjesht një postim dhe e cilësoni si kriminele. Lëre këtë, po jeta luksoze? Ku e patë jetën luksoze? Ju mendoni se policia nuk do më fuste në burg nëse do isha duke e bërë atë gjë? Telefoni im po hetohet se nuk kam asgjë të bëj me këtë dhe nëse kam fshirë diçka, do e zbulojnë. Jetoj në Britani dhe kam çdo gjë zyrtare. U ndava nga i dashuri im prej këtij lajmi dhe dua të kem emrin tim mbrapsht. Nuk e dija sa serioze ishte kjo. Nuk e dija që do të bëhej kaq e madhe.  Se kuptoj pse duhet të bëhem kriminale për këtë gjë?

Gazetarja: Ti po thua që është normale të kesh karta bankare?

Ion Daci: Ti po bën punën e policit tani?

Gazetarja: Ti po thua që është normale.

Ion Daci: Këtë më pyeti dhe policia. Unë dua që të më tregoni çfarë do të ndodhë. Nuk keni pse më bëni këto pyetje. Unë mendoja se ishte normale. Më tha një vajzë që bën foto, a mund ta postosh që të bëj ndjekës? Po patjetër i thashë. Ishte i njëjtë si ky rast.

Gazetarja: Pra donit thjesht ta ndihmonit?

Ion Daci: Po.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?