Falsifikonin biletat e linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë, arrestohet faturino, në kërkim administratori i linjës dhe një tjetër

11 Mars 2022, 08:47| Përditesimi: 11 Mars 2022, 10:31

  • Share

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi dyshohet se falsifikonin dhe hidhnin në treg biletat e linjës së transportit publik Tiranë-Krrabë. Në pranga ka rënë A. Ç., 25 vjeç, banues në Mushqeta, Tiranë, faturino i linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë, ndërsa në kërkim shtetasit V. I., 39 vjeç, banues në Baldushk, administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas bluve të kryeqytetit veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të linjës së transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Ç. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme biletash të dyshuara të falsifikuara. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, per veprat penale “Falsifikimi i letrave me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave”dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shoferi: 11/03/2022 09:23

    Gasper Curcia fallsifikoi biletat e trenit dhe sot pas 34 vjet doli edhe nje grup tjeter qe fallsifikon biletat e urbaneve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?