Armët e sekuestruara

Kronikë

Falsifikonin dokumente dhe trafik armësh drejt Maqedonisë së Veriut, Prokuroria detaje për arrestimin e 2 personave në Elbasan! Çfarë u gjet nga kontrolli në banesat e tyre

7 Mars, 11:18| Përditesimi: 7 Mars, 11:20

  • Share

Prokuroria e Elbasanit ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e Dhimitër Peqinit dhe Artan Lilës. Ata akuzohen se merreshin me trafikimin e armëve drejt Maqedonisë së Veriut dhe falsifikimin e dokumenteve.

Sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me njëri tjetrin ata falsifikonin kryesisht Letërnjoftime ID, leje qëndrimi etj., shqiptare dhe të huaja (italiane, belge, greke, bullgare, rumune etj.), kundrejt shpërblimit.

Prokuroria Elbasan ka sekuestruar dokumentat e falsifikuara me gjeneralitetet e krijuara (që janë fiktive).

Ndërsa nga kontrolli i banesave të personave nën hetim u sekuestruan pajisjet që shërbenin për prodhimin e dokumentave të falsifikuar.

Njoftimi i Prokurorisë:

Falsifikonin ID, pasaporta, leje qëndrimi shqiptare e të huaja, arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Elbasan shtetasit Dhimitër Peqini dhe Artan Lila.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestuan shtetasit Dhimitër Peqini dhe Artan Lila të dyshuar për veprat penale të  “Falsifikimit te dokumentave”, “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 192 i K.Penal.

Në kuadër të procedimit penal nr.1525, viti 2024, ndjekur me metoda speciale hetimi (vëzhgime ambjentale dhe veprime simuluese), pas kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit Dhimitër Peqini dhe Artan Lila në bashkëpunin me njëri-tjetrin kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të falsifikimit të dokumentave të ndryshëm si leje drejtimi, Letërnjoftime ID, leje qëndrimi etj., shqiptare dhe të huaja (italiane, belge, greke, bullgare, rumune etj.). Këtë veprimtari këto shtetas e kryenin kundrejt shpërblimit.

Në kuadër të veprimit simulues Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan ka sekuestruar dokumentat e falsifikuara me gjeneralitetet e krijuara (që janë fiktive).

Ndërsa nga kontrolli i banesave të personave nën hetim u sekuestruan pajisjet që shërbenin për prodhimin e dokumentave të falsifikuar.

Prokuroria Elbasan ka depozituar në Gjykate kërkesat për vleftësim të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?