Dogana e Kapshticës

Kronikë

Falsifikonin dokumentet që mjetet me targa të huaja të mos paguanin detyrimet doganore, në pranga 2 policë në Kapshticë

25 Korrik 2022, 14:28| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 15:00

  • Share

Dy punonjës policie janë arrestuar në doganën e Kapshticës, kanë kryer regjistrime fiktive në sistemin TIMS. Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së  Shkallës së Parë Korçë për caktimin e masës së sigurimitpersonal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” në ngarkim të punonjësve të policisë: Inspektor Ardian Prenja, me detyrë Nd/ Specialist Kontrollor në PKK Kapshticë, si dhe Inspektor Denis Manoku, me detyrë Nd/ Specialist Kontrollor në PKK Kapshticë.

Ndalimi i punojnësve të mësipërm të policisë është kryer në kuadër të procedimit penal nr.520 viti 2022, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet tip Audi A7 me targa angleze, si dhe aparate celularë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin dhe aksesin në sistemet informatike të Policisë së Shtetit, me veprime në kundërshtim me ligjin, me dashje direkte dhe në mënyrë të përsëritur, kanë kryer regjistrime fiktive në sistemin TIMS, duke favorizuar një shtetas në shmangien e detyrimeve doganore që rrjedhin nga trajtimi me regjim të përkohshëm të mjeteve me targa të huaja që futen dhe qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë. Sipas përcaktimeve ligjore, këto detyime arrijnë në vlerat 50.000 deri në 200.000 lekë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?