ELBASAN- Policia e Elbasanit ditën e djeshme ka vënë në pranga 7 persona, pasi falsifikonin kartëmonedha dhe i hidhnin në treg, mes tyre dhe ish-prefekti i Elbasanit Rezart Kovaçi.
Kovaçi, gjithashtu ka qenë dhe kandidat për deputet për PDK-në e Nard Ndokës në vitin 2013, degën e së cilës drejton aktualisht.
Të arrestuarit në bashkëpunim për një periudhë kohore disamujore kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.
Në total janë sekuestruar 158 mijë lekë shqiptare të falsifikuara, si e dhe 9 aparate celular edhe 2 automjete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave" kryer në bashkëpunim.
Në këtë mënyrë është finalizuar operacioni policor i koduar “Kartëmonedha”.
Të dërrmohen bajgat e bajgave zuzarë!
PërgjigjuVetem ps parti serjoze kurse pd dhe lsi parti kriminelash nuk jan per popullin