Foto ilustruese

Falsifikonte para, arrestohet 49-vjeçari i shpallur në kërkim në Elbasan

24 Janar 2022, 15:57| Përditesimi: 24 Janar 2022, 15:59

  • Share

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 49-vjeçar i cili ishte shpallur më herët në kërkim. Mësohet se në pranga ka rënë D.K., ndërsa akuzohet për ‘falsifikim të monedhave’. Gjykata kishte vendosur ndaj 49-vjeçarit masën e sigurisë ‘arrest në burg’.

Njoftimi i Policisë
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Falsifikimi i monedhave”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Forcave Operacionale në DVP Elbasan,  bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D. K., 49 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Falsifikimi i monedhave", dhe ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?