Në një nga përgjimet e zbardhura është përmendur edhe kreu i Kadastrës, Artan Lame. Kjo sepse falsifikuesi, Gëzim Xhafa. Xhafa interesohet i frikësuar për një certifikatë pronësie të falsifikuar që i ka lëshuar të inflitrur, pasi kishte informacione se në kadastër ishin zbuluar shkelje
- B-Po kot mo mboni pershtypje,për atë..... që bom ne të tokës ça thon për atë si shpi?
- A- Kot o burr veç dashka me ja kallzu plakës vet ai me i thon që kam marr hipotekën e sdi gjo se ka i merr do lek, ka i merr ca lek. 200(dyqind) i ke këtu.Numëroi po dush.Je në rregull?
- B- Tashi,nesër.
- A- Veç mbo telefon thuj e takohena ktu dhe..
- B- Thash un ngaqë i ka kap ai Artan Lame, kishin kap ato të ..........
- A- Po jo or ska lidhje fare, ska lidhje fare, hajt pra me t mira. Çiao mbo telefon e takona.
- B- Hajt mirupafshim.
Lajmi kryesor:
Me 600 € të jepnin diplomë, zbardhen përgjimet e falsifikatorëve në Tiranë, si ranë në kurthin e agjentit: Kur të marrësh kartën, thuaj ‘erdha për domatet’
B.K.//ReportTv.al