Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra 3 efektivë policie të komisariatit Korçë, pasi dyshohet se kanë tjetërsuar dokumentet për një rast aksidenti duke ia hedhur fajin shoferit tjetër.
Në zbatim të urdhrin të prokurorisë për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila ka vendosur pezullim nga detyra për 3 punonjës policie, të cilët dyshohen se kanë manipuluar provat për një aksident me dëme materiale, si dhe kanë falsifikuar një test alkooli, duke mos e aplikuar tek shkaktari i aksidentit por tek një tjetër person.
Për pasojë u pezulluan:
-Nënkomisar K. SH., 32 vjeç, me detyrë Specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për falsifikim të dokumentave në bashkëpunim.
- Inspektor K. ZH., 27 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për falsifikim të dokumentave në bashkëpunim.
- Inspektor O. L., 25 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për falsifikim të dokumentave në bashkëpunim.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e punonjësve të tjerë të dyshuar si të implikuar, ndërsa materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Korçë për veprime të mëtejshme.