Kronikë

Falsifikuan testin e COVID-19 për të kaluar në Maqedoninë e Veriut, dy të arrestuar! Në pranga dhe një 17-vjeçar, po transportonte emigrantë sirianë

16 Tetor 2021, 09:51| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 09:52

  • Share

3 persona janë arrestuar në pikën kufitare të Pogradecit, ku dy prej tyre kishin falsifikuar testin e PRC anti-COVID me qëllim për të kaluar drejt Maqedonisë së Veriut dhe një tjetër u kap duke transportuar 3 sirianë të jashtëligjshëm.

Në pranga përfundoi Adrian Lamaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Lorjan Alushaj, 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi tentuan të kalojnë kufirin me test të falsifikuar të PCR.

Gjithashtu policia kufitare e Pogradecit ka arrestuar edhe Andrea Palla, 17 vjeç, i cili edhe pse pa patentë drejtonte mjetin, në të cilën po transportonte 3 emigrantë sirianë drejt Maqedonisë. Policia i bëri shenjë për të ndaluar, por ai nuk iu bind. Për këtë policia është vënë në ndjekje ku e ka ndaluar në Qafë Thanë. Gjatë kontrollit të mjetit tip veturë 'Benz' me targa AA092EF u gjetën në bagazh të fshehur  3 emigrantë sirianë.

17-vjeçari do të gjykohet për vepra penale “Ndihme për kalim te paligjshëm te kufirit”, “Mosbindje ndaj urdhrit te policisë se rendit publik” dhe “Drejtim automjeteve ne mënyrë te parregullt” parashikuar nga nenet 298/3, 242 dhe 291 te K.Penal.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?