Çifti Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi

VIP & Spektakël

‘Falë Almedës kam ndryshuar’, Tolgahan surprizon me deklaratën e tij

15 Tetor 2018, 19:23| Përditesimi: 15 Tetor 2018, 19:27

  • Share

Dyshja kanë vetëm një vit të martuar dhe aktori turk i ka surprizuar të gjithë kur ëhstë shprehur se falë moderatores shqiptare ka ndryshuar drastikisht. Bëhet fjalë për turkun Tolgahan Sayisman i cili është martuar me moderatoren shqiptare Almeda Abazi. Në një intervistë për mediat turke së fundmi Tolgahan është shprehur se përpara se të njihte Almedën ishte shumë agresiv.

"Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Madje, mund të them se ndonjëherë mund të tregohesh edhe agresiv, gjithmonë në kontekstin verbal të agresivitetit. Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj,"- ka thënë aktori.

 Dyshja janë një nga çiftet më të dashur si për publikun shqiptar ashtu edhe atë turk.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?