Foto e publikuar nga Çim Peka

Familja Berisha shpall zyrtarisht armike Yuri Kim: Koha jote mbaroi, tani është stina jonë

1 Maj 2023, 10:41| Përditesimi: 1 Maj 2023, 10:43

  • Share

Yuri Kim është kthyer në armiken kryesore dhe personale të Sali Berishës dhe ndjekësve të tij, që prej shpalljes non grata të familjes Berisha.

Kjo, për shkak të qëndrimeve të forta që ambasadorja amerikane ka mbajtur ndaj Berishës, duke kërkuar nga PD që të distancohet nga një politikan i tillë.

Që prej asaj kohe, Yuri Kim është sulmuar ashpër nga mediat e familjes Berisha, por dhe personalisht nga ky i fundit.

Së fundmi është gazetari i familjes së tij, Çim Peka, që ka postuar një foto mes ambasadores amerikane dhe Lulzim Bashës, për të treguar se kush janë armiqtë e tyre.

“Armiqtë e te djathtës dhe pluralizmit! Koha e tyre mbaroi, stina e shqipeve te lira”, shkruan ai.

Me sa duket janë bërë entuziastë nga lajmet se Yuri Kim do të largohet nga Shqipëria, pas përfundimit të mandatit.

Por kështu u gëzuan edhe kur iku Uithers, Arvizu e Donald Lu, duke shkruajtur se ambasadori i ardhshëm amerikan do të jetë më miqësor me ta.

Vetëm se ambasadorët amerikanë venë e vinë, por qendrimet amerikane ndaj Berishës kanë qenë gjithmonë konstante dhe nuk kanë ndryshuar kurrë.

Dhe s’do të ndryshojnë tani që është shpallur edhe “non grata” nga SHBA./TemA

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 01/05/2023 18:36

    Sali matufi dhe familja ordinere e vet sa me shume te shajn aq me shume i shtohen te mrat zonjes Kim.

    Përgjigju
  • Tarasi: 01/05/2023 15:39

    Po koha e Kimit mbaroi.Por do filloje koha atij tjetrit dhe Kimi do do t'ju duket lule.

    Përgjigju
  • Niko: 01/05/2023 13:27

    Qim pika mendon se ka kap qiellin me dore duke ju servilosur dy kufomave politike ,por nuk e di qe edhe duke u bere servil nuk i iken era e bagetis qe ka ne lekure..

    Përgjigju
  • Lirimi: 01/05/2023 11:03

    Basha nuk ka kurrgja te perbashket me amasadoren Kim. Luli duhet me dhan llogari per paret ruse dhe Luli vazhdon me ken zari i Berishes. Lojra te felliquna. Pse ja liroi ndertesen e PEDES luli pse? Per me i than botes se Berisha asht ai qe komamdon dhe vet shkoji dhe u venos ne dy dhoma e ni kuzhin te pallati i nalt. Rrënoft pedeja.

    Përgjigju
  • Have: 01/05/2023 10:50

    Mire i thote. Koja e te gjitheve mbaroi perfshi edhe ramen

    Përgjigju
    • Deni: 01/05/2023 11:38

      @Have hahahahah shum per te qesh komenti yt!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?