Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

VIP & Spektakël

Familja Berisha u shpall 'non grata' nga SHBA, reagon për herë të parë Armina Mevlani

22 Maj 2021, 14:41| Përditesimi: 22 Maj 2021, 14:49

  • Share

Partnerja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani ka reaguar për herë të parë pasi familja e të dashurit të saj u shpall "non grata" nga SHBA.

Ishte një ndjekëse e cila e ngacmoi lidhur me çështjen në Instagram, duke i shprehur keqardhjen e saj për ngjarjen e ndodhur, që nxiti edhe reagimin e blogeres.

Armian shkruan se për arsye politike, “çdo gjë mund të ndodhë”, ndërsa shton se shqetësimi i vetëm është shëndeti i saj dhe i njerëzve të dashur.

“Tashmë kam mësuar që për arsye politike, çdo gjë mund të ndodhë. Edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të koronavirusit). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkruan Mevlani.

Pasditen e 19 majit, përmes një njoftimi zyrtar, Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi se  SHBA ka futur në 'listën e zezë' Sali Berishën dhe familjen e tij. Blinken firmosi kështu fundin e palavdishëm të një politikani kaq të rëndësishëm. Në argumentimin e DASH thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. 

Reagimi në Instagram i Armina Mevlanit

Komento

Komente

  • foni: 22/05/2021 16:23

    C'TU DESH TY MOJ KARMINA TE HyJE NE ATE FAMILJE KRIMINELESH DHE HAJDUTESH...E GJITHE PASURIME E TYRE DO SEKUESTROHET. ...

    Përgjigju
    • A. N.: 23/05/2021 07:05

      Mjafton te arrijne te fshehin 0.1% te pasurise dhe do i mjaftoje per 2-3 brezat e ardhshem.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?