Kronikë
Top 24

Familja e ekstremistit grek hap dyert e mortit, nga Greqia vijnë grupe ekstremiste (VIDEO)

29 Tetor 2018, 11:42| Përditesimi: 29 Tetor 2018, 14:14

  • Share

Një ditë pas vrasjes së ushtarit ekstremist grek në Bularat të Gjirokastrës, situata në këtë fshat, në pamje të parë është e qetë, por banorët kundërshtojnë veprimin e policisë shqiptare.

Familja e 35-vjeçarit grek, Konstantinos Kaçifa, mamaja dhe dy motrat e tij, bashkë me të afërmit kanë hapur dyert e mortit. Ata nuk kanë pranuar që të japin prononcim për gazetarët.

Në banesën e tij kanë shkuar edhe personazhe të njohur politike në vend, si Spiro Ksera, ish-deputet dhe ministër i Partisë Demokratike.

Trupi i Kaçifas ndodhet në morgun e spitalit rajonal Omer Nishani në Gjirokastër. Ceremonia për varrosjen e tij, pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë mësuar se nga shteti grek pritet të jenë të pranishme në ceremoninë  e varrimit të tij edhe grupe ekstremiste.

Komento

Komente

  • Maks: 29/10/2018 18:35

    Turp per pd qe ben homazhe nje terroristi

    Përgjigju
  • Alb: 29/10/2018 16:17

    Filmoini, fotografoini dhe pergjigjuni si ta kerkojne.

    Përgjigju
  • Ggg: 29/10/2018 13:21

    Ai bythqiri grek vete u grric kshu qe shume mire ja ben... po te ishte ndonje shqiptar ne greqi e ti qellonte policise njesoj do ia kishin bere ata klyshat greke... mos na hani mut shum ju o greker bythqira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?