Protesta para kryeministrise

Sociale

Familja e Saimir Sulës proteston para kryeministrisë, kërkohet leja për ADN-në

11 Dhjetor 2024, 14:18| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 10:46

  • Share

Tirane- Familja e Saimir Sulës, të riut shqiptar i cili ndërroi jetë gjatë pandemisë në një spital në Spanjë protestuan paraditen e sotme para kryeministrisë.

Pas shumë proceseve gjyqësore, familja arriti që ta transferojë zemrën në Shqipëri vitin e kaluar por nuk kanë mundur ende që ta bëjnë testin e ADN-së, ‘për mungesë provash’.

Ata kërkojnë që të bëhet ADN-ja.

31-vjeçari Saimir Sula humbi jetën më 9 maj të vitit 2020 pasi shkoi me temperaturë në urgjencë, për të kryer një test PCR, por nuk doli më prej atij spitali.

Tri vite pas vdekjes  ministria e Drejtësisë njoftoi më 15 korrik 2023 mbërritjen e zemrës së tij në Shqipëri.

Familja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare që të dërgojnë një mostër të zemrës në laboratorë të tjerë evropianë për analiza, por është refuzuar

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/12/2024 00:42

    Po Sali Lusha qe shfaqet ne fotot 1,6,8, ku hyn ne kete histori?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?