Sociale

Familja e varfër në Berat apel për ndihmë, nëna e paralizuar nuk merr KEMP! Djali: S'kemi të hamë, jo më për ilaçe

31 Mars 2021, 08:50| Përditesimi: 31 Mars 2021, 09:11

  • Share

Në lagjen "Donika Kastrioti" të qytetit të Beratit jeton në kushte të mjerueshme familja Yzi. Kryefamiljarja Lumturi Yzi nuk i ndan lotët, ajo është e paralizuar dhe pa shërbim mjekësor. Injeksionet detyrohet t'ia bëjë i biri, që nuk është infermier.

Nuk kemi të ardhura as për ushqime, tregon mes dhimbjes djali i madh Meti Yzi. Ai gjatë ditës mbledh kanoçe, ndërsa kujdeset dhe për nënën e sëmurë.

"Mamanë e kam të sëmurë me paralizë, të ardhura s'kemi jetojmë në këtë gjendje, siç e sheh vetë. Drita nuk kemi...për të ngrënë ku mund të gjejmë...na ndihmon dhe lagjja", shprehet ai.

Babai i tij është gjithashtu i sëmurë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa nëna që dergjet në shtrat nuk ka përfituar pension invaliditeti. 25-vjeçari tregon se dokumentet për KEMP i kanë bërë në janar të këtij viti por ende nuk është aprovuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

"KEMP-i do 6 muaj që të dalë, këtu e 6 muaj mamaja ime s'di si do të jetë. Unë s'kam asgjë, as për ilaçe s'kemi mundësi, spitali nuk e mbajti", shprehet Meti Yzi.

Jetesa është tejet e vështirë për këtë familje, ku prindërit janë të sëmurë dhe 3 fëmijët të moshës nga 20- deri 25 vjeç janë të papunë. Pa energji elektrike, pa ndihmë sociale e shëndetësore, ata apelojnë për ndihmë përmes Report Tv.

"Nga shteti s'kemi ndihmë. Zoti lart na ndihmon dhe ndonjë biznesmen që mund të vë dorë në zemer..." tha ai

Numri i kontaktit të familjes Yzi për këto që dëshiron të kontribuojë dhe ndihmojë atë: 0696483613

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?