Familja e varfër në Poliçan, shtëpia e pabanueshme, bashkia nuk jep leje ndërtimi (VIDEO)

20 Janar 2021, 21:59| Përditesimi: 20 Janar 2021, 22:03

  • Share

Çatia rrezikon t'i zërë brenda.  Gramoz Minollari me dy fëmijët e mitur jetojnë në kushte të mjerueshme prej 6 vitesh.

Shtëpia e tyre pësoi dëme të rënda si pasojë e motit të keq dhe erozionit të tokës në vitin 2015.

Prej asaj kohe, Gramoz Minollari nga fshati Peshtan endet në dyert e bashkisë së Policanit dhe këshillit të qarkut Berat.

"Unë jam vetëm. Kam 8 vjet vetëm se bashkëshortja më ka humbur jetën. Me dy fëmijë në shkollë. Pa punë dhe këshilli vendosi që unë të rrija me qira. më ofruan 30% të vlerës dhe nuk më japin lejen e ndërtimit", tha Gramoz Minollari.

Gjeologët kanë krye vlerësimin dhe kanë shpallur shtëpinë të pabanueshme, por bashkia e Poliçanit, nuk lëvron fondet dhe as nuk jep lejen e ndërtimit për shtëpinë e re.

"Nuk më jepet leja e ndërtimit. Ku pengohet. Të më jepet fondi se unë nuk ndërtoj dot me hallet dhe kushtet që jam, u shpreh Minollari.

Përmes Report Tv, Gramoz Minollari apelon institucionet shtetërore, pasi ka provuar të gjitha mënyrat por pa rezultat.

"Na thonë që ne na pengon Ministria. Kam 5 muaj që i dërgoj letër Ramës tek Shqipëria që duam. Edhe dje i kam kërkuar zgjidhje Ramës se jam në mes të të ftohtit", përfundoi Gramoz Minollari.

Minollari rrit i vetëm dy djemtë e moshës 12 dhe 7-vjeç, ndërsa është pa punë.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/01/2021 01:36

    Te zgjuarit e botes keta zyrtaret !!Po te jepnin leje ,duhet te jepnin dhe ato fondet e bekuara.Por nuk i japin,arsyeja dihet.S.d.q.jam e bindur qe pas kesaj dicka do levize,por kam nje keshille per kete zoterine :Nga pamjet,nuk eshte thjesht,erozioni,ose moti i keq.Dyshoj qe fajtori kryesor eshte menyra e ndertimit dhe materialet e perdorura.Nuk e di ne se e ka ndertuar vete,por heren tjeter,para se ta vetendertosh,(se nuk besoj qe te kesh mundesi te paguash te tjere per ta ndertuar),keshillohu me zanatcij te kesaj pune,ndryshe pas 3-5 vjetesh ,shtepia e re, do te te behet si kjo e sotmja,qe per nga menyra e ndertimit e materialet e perdorura edhe per stalle te ishte nisur ,do te kishte qene gabim.Zoteri,nderto ,por nderto shtepi te forte,te mire,nderto me kujdes!!

    Përgjigju
  • Qobani: 21/01/2021 01:26

    A po bindeni npraktik,nji nxans i pa diciplinum e damton vehten,dhe i pengon shoktë në rreth,msuesi i keq i len nxansat mrapa,klerikët që flasin paushall,pa asnji argument për ZOTIN,e rrespektojn gjemati rrenen e tij,shkatrrohet nji nahi

    Përgjigju
  • Berat: 20/01/2021 23:07

    A keni pak shpirt njerzor hooooo qeveritar nuk na duhen ne ket kohe qe jemi autostradat dhe lungomaret po ndimoni njerzit ne nevoj

    Përgjigju
  • meri: 20/01/2021 23:04

    Si mundet qe te jan kaq te pashpirt keta njerze ?..se per te ber detyre per te cilen jan votuar nga bashkqytetaret,nuk behet fjale.Bark ngopuri nuk do t'ja dije per bark pangopurin,dhe antaret e kesaj bashkie,qe e bejne gjumin rehat ne shtepit e tyre ,asqe i'u bie ne mendje te rehatojne edhe kete fatkeqin.Faleminderit juve ,qe beni te ndihet zeri i keture te pamunderve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?