Kultura

Familja Ivanaj, nderohet kontributi e vepra ndaj Shqipërisë

7 Tetor, 13:02| Përditesimi: 7 Tetor, 13:07

  • Share

Kontributi i tyre lidhur me fatet e Shqipërisë dhe zhvillimin e saj është vërtet për t’u admiruar, ndërkohë që edhe sot, vepra e tyre në shumë drejtime është e pazëvendësueshme. Bëhet fjalë për familjen Ivanaj dhe anëtarët e njohur të kësaj familjeje, si: Nikollë bej Ivanaj, Jozef, Martin e Mirash Ivanaj apo Giuseppina dhe Drita Ivanaj.

Vepra e tyre, si dhe kujtime e dëshmi që lidhen me të janë sjellë në një mbrëmje të veçantë në nderim të trashëgimisë së çmuar të familjes Ivanaj, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit.

“Ka nevojë për të patur modele të jashtëzakonshme frymëzimi njerëzish kontributorë siç janë familja Ivanaj dhe veçanërisht do të veçoja këtu Mirash Ivanaj, njeriun që është pa dyshim pa diskutim në themelet e arsimit laik dhe kombëtar shqiptar, të cilin megjithëse regjimi komunist e burgosi dhe e vrau, aplikoi parimet arsimit dhe që vazhdojnë të jenë ende dhe sot në themel të sistemit arsimor shqiptar.”, - thotë gazetari Mentor Kikia.

Aktorja Mimoza Marjanaku interpretoi një poezi me autorë vëllezërit Ivanaj, në nderim të trashëgimtares së tyre, Drita, e ndarë nga jeta vitin e shkuar, e për të cilën u shpreh se duhet të bëhet një film dokumentar.

“Shqipëria ka njohur në historinë e saj shumë gra të famshme, shumë gra të njohura. Duke filluar që nga Iliria me princeshën Teutë, duke vazhduar tek Nora e Kelmendit, duke vazhduar te Nënë Tereza, duke vazhduar te Shote Galica dhe pse jo një grua me këtë potencial kaq të rrallë intelektual dhe artistik të mos jetë e njohur nga të gjithë shqiptarët.”, - thotë aktorja Mimoza Marjanaku.

Pjesë e takimit ishin edhe miq të familjes dhe një nga mikeshat e afërta të Drita Ivanajt, e cila ndau për të pranishmit kujtime nga njohja me të dhe përkushtimin e kësaj të fundit, për të ruajtur dhe për të bërë të njohur kontributin dhe veprën e babait dhe xhaxhait të saj, Martin e Mirash Ivanaj.

 

 

B.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?