Familja mban përkujtimore për Kobe Bryant në 24 shkurt, ja simbolika

7 Shkurt 2020, 01:08| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 01:15

  • Share

Një përkujtimore për Kobe Bryant dhe viktimat e tjerë pas rrëzimit të helikopterit do të mbahet në Staples Center në Los Angeles më 24 shkurt. Lajmi është konfirmuar nga persona të afërt të familjes së legjendës së basketbollit. Kjo datë, 24/02, është zgjedhur në mënyrë simbolike pasi Bryant mbante numrin 24 kohët e fundit në NBA, ndërsa vajza e tij Gianna veshi numrin 2 për ekipet e saj të rinjve të basketbollit.

13-vjeçarja, Gianna Bryant, po ashtu humbi jetën në aksidentin ajror, kur helikopteri drejtuar drejt një turneu basketbolli, u rrëzua në mjegull të mërkurën në mëngjes. Viktimat e tjera ishin shoqet e skuadrës së Gianna, Alyssa Altobelli dhe Payton Chester, prindërit e Alyssa, John dhe Keri, nëna e Paytonit, Sara, asistentja e trajnerit të basketbollit të vajzave, Christina Mauser, dhe piloti i helikopterit Ara Zobayan.

Ngjarja përkujtimore, e cila është i bie ditë e hënë, është ndërmjet dy takimeve në shtëpi të Lakers, kështu për shkak të zhvillimeve memoriali ka të ngjarë të zhvillohet gjatë ditës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?