Familja Mbretërore: Princi Harry do marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles, por pa Meghan Markle

12 Prill 2023, 17:42| Përditesimi: 12 Prill 2023, 17:44

  • Share

Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij Mbretit Charles muajin e ardhshëm, mirëpo pa Meghan Markle. Ajo do të qëndrojë në Kaliforni me fëmijët e tyre. Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga një zëdhënës i Pallatit të Buckingham.

Kurorëzimi është planifikuar për 6 maj në Westminster Abbey. Kjo duket se është një përgjigje për gjithë akuzat që Meghan Markle ka bërë në drejtim të Familjes Mbretërore.

Do të jetë paraqitja e parë publike e Harryt me familjen mbretërore që nga publikimi i librit të tij më të shitur, Spare, në të cilin ai zbuloi qartë tensionet mes familjen.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 13/04/2023 10:00

    PO CFARE PRINCI ESHTE KY MORE AMAN...KUR KAM MARRE VESH QE DIANA KA TRADHETUAR CARLON (PASI EDHE AI E KISHTE TRADHETUAR PERPARA) NUK DOJA TA BESOJA ,POR QE KUR KY KASTRAVECI BERI LIBRIN SPASE TANI BESOJ SE KY NUK ESHTE DJALI I CARLOS DHE SI RRJEDHOJE NUK ESHTE PRINC....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?