Familja me 12 anëtarë në Maliq strehohet në ish-kazermën e ushtrisë! Apeli i gjyshes Lefterie Beqiri përmes Report Tv: Dua një shtëpi për nipat e mbesat

24 Dhjetor 2023, 15:40| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 15:52

  • Share

“Shtëpitë më pikojnë. Unë jam kryefamiljare se burri më vdiq. Dy djemtë janë pa punë, dhe kam 7 nipër e mbesa. Dua ndihmë për shtëpitë sepse nuk përballoj dot”.

Këto festa i gjejnë të dëshpëruar 7 fëmijët e familjes Beqiri. Ëndrrat e tyre, s’janë lodrat, por të kenë një shtëpi të ngrohtë, rroba dhe ushqime.

”Shtëpia është e vjetër, ke ftohtë në dimër, por ndezim zjarr, pikon kur bie shi. Përpiqem të mësoj, jam në klasë të 5-të. Babagjyshit i kërkoj një shtëpi të bukur dhe të jetoj e lumtur”, thotë Manuela.

Lefterie Beqiri me para të marra borxh do mundohet të shtrojë tavolinën festive për nipërit e mbesat.

“Jetojme me borxhe, mezi shtyjmë muajin. Për festa do bëj një bakllava për fëmijët”.

Lefterie Beqiri tregon se me pensionin prej 19 mijë lekësh në muaj blen ushqimet për gjithë familjen. Njëri nga djemtë e saj nuk mund të punoje për shkak të një aksidenti, ndërsa tjetri punon hamall, kur mundet të gjejë punë. Përmes Report TV e moshuara bën apel për ndihmë.

“Kërkojmë shtëpi të re, se këtu pikon dhe po shkon drejt shembjes”.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/12/2023 00:56

    Po te vazhdoni t'a mbani e t'a perdorni ate furnelen me bombole gazi prane perdes,ndonje dite keni per te humbur ne zjarr dhe ate gazerme ku jeni strehuar!

    Përgjigju
  • Or tej: 24/12/2023 18:00

    Sa me larg kazermave se mund tju arrestojne per spiune or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?