Foto ilustruese

Familja në Pogradec zgjohet nga shpërthimi i eksplozivit! Vrasja në 2014 dhe sherri i 2 djemve, pistat kryesore

13 Shkurt 2021, 08:31| Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 09:12

  • Share

POGRADEC- Një familje në qytetin e Pogradecit është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune nga eksplozivi. Report Tv mëson se shtëpinë e 53-vjeçarit të identifikuar si Petrit Çekiçi, i ishte vënë një sasi lëndë plasëse.

Referuar burimeve zyrtare, lënda plasëse nuk ka qenë në sasi të madhe, e për pasojë fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.

Report Tv mëson Petrit Çekiçi nuk është me precedentë penalë, por 2 djemtë e tij kanë patur konflikt me persona të tjerë me precedentë. Ndërkohë nipi i Petrit Çekiçit, ka vrarë në 2014 një shtetas me mbiemër Hoxhallari dhe fillimisht u dyshua Petriti si autor nga familjarët e Hoxhallararit, por nga hetimet nuk rezultoi ai.

Këto mund të jenë 2 pistat e mundshme, por më tepër gjasat janë për konfliktet e djemve të tij.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?