Sociale

Familja nga Afrika e Jugut zgjedh Shqipërinë për të kaluar pushimet e verës: Na pëlqeu biodiversiteti dhe ushqimet

12 Gusht 2024, 08:23| Përditesimi: 12 Gusht 2024, 09:10

  • Share

Një familje nga Afrika e Jugut ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion të kësaj vere për të kaluar pushimet. Për 16 ditë familja nga Afrika e Jugut kanë vizituar disa nga pikat turistike në vend.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë një video nga përshtypjet e familjes nga Afrika e Jugut në lidhje me Shqipërinë.

‘Ne jemi një familje nga Afrika e Jugut. Kishim dëgjuar për Shqipërinë, por nuk dinim shumë. Historia e tij na duket mjaft interesante dhe menduam se është një ide e mirë që ta eksploronim.

Kemi qenë këtu për 16 ditë. Na pëlqejnë zonat e ndryshme dhe biodiversiteti i vendit. Bëmë një listë të vendeve që donim të shihnim dhe menduam se duke qenë një vend i vogël mund ti shikonim të gjitha, ndaj nuk donim të linim asgjë pa parë. Na pëlqeu shumë ushqimi. Byreku është i preferuari im! Në veri na pëlqeu flija.’- u shpreh kryefamiljarja.

‘Kolonja ishte në krye të listës për mua, sepse më pëlqejnë shumë malet. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe të hapur dhe gjithmonë të gatshëm për të të ndihmuar.’- tha turisti.

Rama thotë në postimin e tij se Shqupëria tashmë është kthyer si një vend mahnitës që tanimë ka hyrë në hartën e botës turistike.

M.Q./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/08/2024 00:57

    Keta kane ardhur nga Afrika e Jugut,jo Australia,s.d.q eshte distance shume e larget dhe pavaresisht arsyet e ardhjes,rendesi ka qe t'i kenaqim ne maksimum e te mos zhgenjehen,se nuk jane turistet e /lagjes/ sic jane italianet,apo gjermanet,vijne nga vende shume te largeta qe kerkojne shpenzime ekstra e mund te vijne vetem nje here,por duhet kujdes.Te vijne nga fundi i botes e te gjenden ne nje situate si ajo qe pershkruante dje Kreshnik Spahiu ne /Opinionin/ e tij nuk eshte as e drejte dhe nuk eshte as mire!

    Përgjigju
  • Koçi: 12/08/2024 18:49

    Qe te vije nga Australia ne Shqiprine qe duam, ka dy motive1- Mund te jete genjeshter e gjitha 2, i kane vizituar gjithe vendet e botes e i kish ngel Sqiperua qe duam,apo jo doç?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?