Sot ndërroi jetë nëna e kryeministrit të Shqipërisë. Familja Rama referuar situatës nga COVID-i u ka kërkuar mirëkuptim të gjithëve për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës së tyre në banesën e fundit në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit.
“Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit.
I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë. Edi dhe Olsi Rama” mbyllet mesazhi.
Lajmi kryesor: