Opinion

Familja shqiptare nga Greqia me pushime në Durrës: E re pedhja, ego ena kafe…

23 Korrik 2021, 12:20| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 12:22

  • Share

Një familje shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në Greqi)!

Ulen në lokal në bregdet (DURRËS) tavolinat ngjitur. Unë po shikoja çdo veprim. Afrohet kamarieri tek familja nga Kosova.

Kamarieri: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?

Familja: Mirmbrëma (të gjithë lëshuan telefonat nga dora dhe po shikonin nga kamarieri)

Burri: A po ma ban ni ekspres dhe ni ujë.

Gruaja: Ni lang portokalli të lutem.

Fëmijët: Djali na po dojmë akullore. A ban me shku me e zgedh vet te banaku?

Kamarieri: Po patjetër. (Largohet i buzëqeshur dhe duke thëne faleminderit)

Shkon në banak jep porosinë dhe afrohet te familja shqiptare që jetonin në Greqi.

Kamarieri: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?

Familja: Kalispera (përgjigjet vetëm burri, gruaja dhe fëmijët nuk lëshuan tel nga dora, vazhdonin lundronin në instagram).

Burri: Keni Heiniken grek se këto të Shqipërisë nuk pihen. Po thotë kamarieri. Fëmijët një zëri: Coca-Cola.

Gruaja: Ego ena kafe gliko megalo (kamarieri shtangu se nuk dinte greqisht).

Unë po shikoja me vëmëndje dhe mendova është martuar me greke.

Kamarieri: Zotëri më fal çfarë do zonja se nuk e kuptova?

Gruaja: E re pedhja nuk dini të bëni “kafe gliko megalo” akoma se kini mësuar, jeni gjithë ky lokal.

Kamarieri (që gati po shpërthente): Zonjë ne këtu bëjmë çdo gjë por nuk po ju kuptoj se s’di greqisht.

Pasi u sqaruan për porosinë kamarieri largohet drejt banakut dhe thotë: Aman mo sa pordhë ata atje. Ndërkohë familja me njëri-tjetrin: Panagjia mu sa mbrapa janë këta, nuk bëhet Shqipëria.

Darka vazhdonte. Diku në kënd ishte pozicionuar një këngëtar dhe një instrumentist që po luanin muzikë. Ambienti u mbush plot. Kishte njerëz që hanin, pinin, kërcenin dëfreheshin simbas dëshirës (normal me pushime).

Familja nga Kosova nuk çohej të kërcenin por duartrokisnin gjithmonë që përfundonte kënga dhe vura re që 80% e këngve fëmijët i dinin se vërehej lëvizja e buzve dhe pse kishin lindur në Gjermani.

Familja nga Shqipëria por që jetonte në Greqi vazhdonte luanin me telefona, vetëm burri nxorri një qese jeshile me duhan nga xhepi dhe herë pas here dridhte ndonjë cigare.

Këngëtari po këndonte “xhamadani vija vija” aty atmosfera shpërtheu. Bashkë më të tjerët edhe fëmijët e familjes nga Kosova. Kur mbaroi kënga burri i familjes nga Kosova i afrohet këngëtarit.

Burri: Të lumtë goja shumë bukur po këndojke. Fëmijët e mi kan lindur në Gjermani por e dun fort muzikën shqiptare dhe flasin mirë shqip. A ban me të qiras me diçka a mos ma merr për ofendim dhe nxjerr 10€ ja jep këngëtarit.

Këngëtari: Shumë faleminderit. Më pas ngrihet burri që jetonte në Greqi i afrohet këngëtarit.

Burri: Më bëj një zebetiko se do kërcejnë fëmijët e mi se i kërcejnë shumë bukur. Se nuk i kuptojnë këto këngët shqip kanë lindur në Greqi dhe s’dinë fare shqip.

Këngëtari: Nuk di (shumë ftohtë dhe prerë)

Më pas ngrihet gruaja dhe me tel në dorë i vinte këngë greke nga YouTube dhe këngëtari që i përgjigjej “nuk di greqisht”. Si përfundim nuk u këndua asnjë këngë greqisht.

Darka mbaroi, njerzit  filluan të drejtoheshin drejt parkingut ku kishin lënë makinat. Ikën dhe familja nga Kosova dhe familja nga Greqia.

Familja nga Kosova duke falenderuar stafin dhe familja nga Greqia sigurisht turinjte e varuara, dëgjohej herë pas here shqiptarja e “grekëzuar” që mërmëriste “hajde sto dhialo”.

Kur vajtën te parkingu familja nga Kosova ju drejtua një automjeti Audi Q7 vit prodhimi 2015 me targa gjermane.

Familja nga greqia ju drejtua një automjeti tip Toyota Celika e vitit 1997 me një marmitë sportive që varej poshtë gati më të rënë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sali: 24/07/2021 13:29

    I themi neve nga anet tona mos pafte i pa pari.Kjo tregon nivelin e atyre njerzve.Niveli i njerezve qe kane vajtur ne greqi eshte nga me te pa kulturuarit,E normale keto do ndodhin,Ne shqiperi nuk degjojme nanje emigrant shqiptar te flase ne ruget e shqiperise anglisht,gjermanisht,italisht,Vetem keta qe vijne nga greqija flasin greqisht

    Përgjigju
  • Shqiptar: 24/07/2021 11:30

    Fenomeni qendron edhe pse duket si tregim letrar. E verteta eshte se ketu mund te bejne si greke, por qe atje ndihen shqiptare, kjo eshte e sigurt. Pak mirekuptim...

    Përgjigju
  • Tironsi: 24/07/2021 10:45

    PASH ZOTIN SE KISHE GRUN NE TAVOLIN APO TA KISHTE MARRE KAMARIERI....

    Përgjigju
  • Mondi: 24/07/2021 10:25

    E ke gjet fiks plako. Emigrant me tmarum se kto filet vallai nuk gjen. Edhe pse jemi ne 2021 i shef akoma te lodhur, te mbaruar, te veshur keq, akoma me makina te vjetra, me sjellje fshataresh dhe shumeee te tjera. Helbete se 80% jane fshatare dhe duket qe kur flasin me ate theksin acarues. Shkrimin e ke fiks or mik

    Përgjigju
  • O shoku: 24/07/2021 08:21

    A nuk ke ndonje per ne emigrantet ne itali??? Hahhah bravo

    Përgjigju
  • Deti: 24/07/2021 06:54

    Jame I sigurte qe shkrimi eshte imagjinare ne kete raste sepse sa do te kete qene prezente ne ate ambjent ti nuk mundeshe te degjoshe besedat e cdo klienti ‘ prandaje ky gazetare thjeshte do te provokoje debate prandaje e ka bere ‘ qellimin e di gazetari ‘ ndoshta ka urrejtje Pere emigrantet e Greqis ‘ sepse ne cdo vende te botes ku jetojne emigrante shqiptare dhe femijet Jane lindur e rritur ne ate vende cili do qofte e kane me te lete te shprehen ne ate gjuhe qe perdorin cdo dite prandaje dhe fenomeni egzistone ne te gjitha vendet qe emigrantet jetojne’ prandaje I dashur gazetar nuk mundsh te fajsoshe sipase imagjinates tende veten emigrantet e greqise se dhe Kure vijne Nga anglija apo gjermsnija ashtu to te Benin ne shumicen e rasteve ‘

    Përgjigju
    • Emigranti: 24/07/2021 20:23

      Eshte e sigurte qe ti do jesh ndonje nga keto file-t e Greqise por po ta them une qe jetoj ne Uk, shume rralle degjon femije te familjeve shqiptare qe flasin anglisht perkundrazi ketu komuniteti shqiptar i angazhon femijet neper shoqata shqiptare pikerisht qe femija te dije nga vjen, te njohi traditen dhe kulturen. Sme ka ndodhur pak here ne Sarande te degjoj shqipet e Greqise qe nuk dine te flasin vete greqisht dhe ju flasin femijeve te tyre. Mos thuaj ju vjen me mbare tju drejtohen femijeve me ate gjuhe sepse prinderit e tyre jane rritur ne Shqiperi e nuk besoj ne shtepi ju vjen me mbare te flasin me nje gjuhe qe nuk eshte e tyre.

    • Toni: 24/07/2021 20:11

      Ty te preku me sa duket

  • Patriot vlonjat: 24/07/2021 05:57

    E besoj të gjithë çka shkruar,,sepse i kemi ndeshur në çdo udhëtim,,në çdo kafene ,,apo ambient,,këta emigrantë në Greqi vuajnë nga sindroma e të fshehur të identitetit, kulturës,traditës,,dhe sidomos gjuhës shqipe,,dhe kanë një djallëzi shumë Më të djallëzuar se vetë grekët.Dhe atje në Greqi u kanë hequr çdo të drejtë,Të më thotë një që në Greqi mund të çosh flamurin shqiptar në makinë ????,i trajtojnë si mbetje humane,,kur vijnë në Shqipëri shesin edhe mënd..Shkrim i saktë dhe i vërtetë. Kujt nuk i Pëlqen Shqipëria mund të iki sepse vetëm mirë na sjell,nuk e ndjen njeri këtë mungesë

    Përgjigju
  • Era: 23/07/2021 22:45

    Haaaaaa u kenaqa Edhe pse kam jetuar ne Greqi . Kur disa gjera kan te verteta pranohen. Pyll pa derra ska

    Përgjigju
  • Jon: 23/07/2021 20:29

    A po kjo është "analiza " . I ka mbetur "anal " se aq di dhe aq shkruan

    Përgjigju
    • Jon: 24/07/2021 15:41

      Megjithatë Dr Frojdi, ndoshta nuk ke kapur thelbin e komentit tim, dhe pa kuptuar se shkrimi ngjall përçarje midis ne shqiptarëve. Kush na do të përçarë ne shqiptarët, pyete veten në qetësi dhe përgjigjen mbaje për vete. Sa i përket rreth minoritarëve që ju nënkuptoni, minoritetin grek, të siguroj që nuk bëj pjesë në atë grup, me gjithë respektin që kam. Shqipëria na takon të gjithëve

    • Kozmai i Etolise: 24/07/2021 12:00

      Bravo, biri im, BENI. Keshtu duhet te shkruash. Perhap sa me shume pesimizem me genjeshtra te llojit "gjuha shqipe dhe identiti shqiptar po zhduken". Vrije shpresen e shqiptareve me cdo menyre. Ngjall sa me shume ndjenja dhe koncepte negative te kjo rrace e poshter. Sukseset e shekullit te 21, si pavaresia e Kosoves dhe fuqizimi historik i shqiptareve te Maqedonise, si edhe fuqizimi gradual i Shqiperise, duhet te mbyten me genjeshtren se kombi shqiptar eshte duke humbur dhe jo duke perparuar. Me pelqen se si e fiton besimin e lexuesit duke e filluar me nje sulm ndaj grekeve tane, me fjalet "He mo legen grek". Zoti te bekofte (NE GREQISHT!).

    • BENI: 24/07/2021 01:32

      He mo legen grek u futet dhe ketu qe te beni si analista dhe te merrni rogen nga greku!Shume e vertete eshte sepse me ka ndodhur dhe mua e njejta situate po ne durres para ca vites me nej familje shqiptare qe jetonte ne greqi. Ky eshte nje problem I madh se pô zhduket gjuha dhe si rjedhoje identiteti yne. Po ti qe nuk e kupton ose ben sikur nuk e kupton ose je injorant ose je legen qe paguhesh nga greku me sufllaqe qe te rrish neper blogje dhe portale per te felliqur cdo gje te mire qe kemi. Keshtu qe nese je legen grek ik nga ketu se shqiptaret jane te zgjuar due e kuptojne se cafre jeni

    • Dr Frojdi: 23/07/2021 21:27

      I nderuari z. Jon, Lidhja instiktive qe ti ben midis fjales 'analist' dhe fjales 'anal' ngre disa dyshime interesante qe s'kane lidhje me artikullin, por flasin per disa preferenca te nje natyre krejtsisht tjeter... ;) Po e coj edhe pak me tej diagnozen. Eshte lehtesisht e kuptueshme se ty te ka merzitur ironia e autorit drejtuar grekofilit ne artikull. Kjo ngre dyshime se ti je pikerisht njeri prej ekipit shqipfoles antishqiptar (minoritar) qe ben fushate te vazhdueshme propagandistike me komente ne arenen dixhitale (zakonisht duke perhapur pesimizem te gjithanshem, urrejtje krahinore, dhe shume e shume koncepte te tjera te demshme per shoqerine shqiptare). Ne kete rast po e shkel principin e formuluar nga Napolon Bonaparti, qe kundershtari s'duhet korigjuar kur ai ben gabime, dhe po te jap nje keshille: mos bej me komente ku ben lidhje midis fjales 'analist' dhe praktikave 'anale' sepse reputacioni 'anal' i grupit tuaj eshte i renduar mjaftueshem dhe s'eshte mire te zmadhohet ai reputacion. Naten e mire!

  • Tosi: 23/07/2021 19:19

    Zot na rujt. Ketu po mesojme qe zoteria autori i ketij shkrimi e paska merak te pergjoje te tjeret. Cpune ke ti mor zoteri qe merresh me llafe apo tallesh me njerzit? Tregon prralla greku e gjermani. Neveri.

    Përgjigju
    • 456: 23/07/2021 20:34

      I ke rene pikes

    • Pasqyra: 23/07/2021 20:25

      Neveri jan ata qe thone 'nuk behet Shqiperia' thjesht pse kamarieri shqiptar s'di greqisht, dhe jo gazetari qe ironizon me injorancen e personit ne fjale.

  • Mirditor: 23/07/2021 19:08

    KA shqiptar ne Itali qe nuk din shqip as Italiasht! po ju garantoj se eshte e vertete. Edhe shtypi shqiptar perdor fjale te huaja.

    Përgjigju
  • Italia: 23/07/2021 18:02

    Mua me beri përshtypje vetëm urrejtja e gazetarin ndaj Greqisë e dashuria për Kosovën.

    Përgjigju
  • Asdfg: 23/07/2021 17:13

    Haha macipimi kosovar sa per te qeshur eshte...kosovaret nga mentaliteti duan 150 vjet te barazohen me ne bejn jete mesjetare.

    Përgjigju
    • Eli: 24/07/2021 11:00

      Fiks fare . I shohim ketu ne Gjermani se sa te emancipuar jane. Ne mentalitet ngjajne me shume me turqit sesa me shqiptaret( fanatike te fese muslimane ). Pjesa me e madhe megjithese kane mbi 25 vjet jane te pa integruar ne shoqerine e vendit ku jetojne ….ps harrova , njeri nuk te ben audi q7. Lere pastaj per “patriotet” e Shqiperise qe flasin “rrjedhshem” gjuhen shqipe ,qe pasi jane fryre si kodoshet neper rrjetet socjale duke bere shqiponjen me duar vjedhin dhe mashtrojne po “patriotet “ dhe shtetin e tyre me mundesine e pare qe ju jepet.

    • @ Janullatosi: 24/07/2021 01:35

    • Janullatosi: 23/07/2021 18:13

      ...re malaga... Te kam thene qe te tregohesh pak me i kujdesshem kur shtiresh si shqiptar dhe shkruan komente percarese. Mos u bej me kaq trasparent se do te le pa sup sot!

  • Kristianizmi Hyjnor: 23/07/2021 17:12

    Problemi eshte shume kompleks e shume dimensional e nuk mund te trajtohet ne forume, komente tabloidesh e internete, por nje gje eshte verejtur thekshem kurdohere dhe nuk mund te lihet pa parmendur, ate te supermacise dhe dominimit te fese dhe kultures se Krishtere mbi ate te muslimnizmit. Megjjithese edhe midis tyre ka njerez te mire dhe te drejte, avantazhi ne te gjitha drejtimet i Krishterimit Hyjnor eshte i pakundershtueshem dhe teper i qarte.

    Përgjigju
    • Kocod: 24/07/2021 06:52

      ..vetem ty ste gdhendi dot kristianizmi hyjnot, te paska bere rr. Ari biles

    • Hyjnori: 24/07/2021 01:58

      Shiko shiko

  • Bledar Bregu: 23/07/2021 16:59

    Nga shkrimet me te bukura qe kam lexuar ndonjehere. Spo pushoj dot se qeshuri...

    Përgjigju
  • cuf dabjoni: 23/07/2021 15:56

    ere po çar faji kanë grekët se janë kaur po pse nuk beni dhe dialog me kosovar turqie se dhe ata sdin shqip

    Përgjigju
    • Gjjkl: 23/07/2021 17:45

      Tamam si xhepist cub ke fol, tlumte bitha

  • @Andin: 23/07/2021 15:12

    E garantuar qe eshte e vertet And.Nuk ka njeri interes te trilloj sepse te gjithe kush me shume e kush me pak kemi njerez ne greqi.Jane qesharak ata melunat,jan shume pas

    Përgjigju
  • IBenjoni: 23/07/2021 14:31

    Te gjitha stereotipet ne nje tregim. Sikur te ishte i porositur. Mire qe nuk u ul ngjitur dhe nje çift shqiptar nga Italia me emrin Pepino.Me kujtoi ato barcaletat me nje anglez, nje gjerman, nje italian e nje shqiptar. Kultura nuk varet nga vendi ku je rritur varet nga njeriu.

    Përgjigju
  • Agron: 23/07/2021 14:04

    Lirim je i madh. Nuk me vjen mire qe situata eshte e tille por e verteta eshte mbret. Sarkazma jote eshte e nivelit te eperm, gati profesionale si e SNL (nje show humori ne usa). Gjithe t mirat

    Përgjigju
  • Samiu nga Cepani i kthyer ne Panajotis ne Gerqi: 23/07/2021 10:54

    Keta budallenjte e "Gerqise" mbledhin shkarpa, kur ka pune, dhe paguhen 2 "evro" ora. Flene si qente, me nje dhome, ngjitur me barangen e veglave te punes, lopata, kazma, sfurqe. Vetem kur i shikon qe rrine ne radhe neper dogana mes diellit, dhe shiut,e kupton se me ke ke te besh, nxehet Greku u mbyll sportelin, kthehen prape ne kasollen e tyre.

    Përgjigju
  • une: 23/07/2021 10:48

    Shqiptaret e greqise keq te vjen ta pranosh por jane te nje niveli mizerabel nga cdo ane. Kam qene vete ne Greqi emigrant nuk dua ti fyhej se nuk jane te gjithe njesoj por 90% jane mizerje qe perfaqson dhe vet nivelin kulturore te shtetit ku jetojne. Ju ka thyher Greku shtyllen kurrizore ne cdo ane

    Përgjigju
  • Emigrati: 23/07/2021 10:43

    Me trego me ke rrin te tregoj kush je hahaha karakteristike e malagave

    Përgjigju
  • andi: 23/07/2021 10:38

    Rrefimi ishte interesant i shkruar mire, gati gati dhe terheqes! Ceshtja eshte sa i vertete eshte. Nese rrefimi eshte i vertete, mendoj qe jemi para dy rasteve shume ekstreme. Patjeter qe ekstreme te tilla ka pavaresisht nga prejardhja nese jane nga Kosova apo Shqiperia. Mendoj qe ne pergjithesi e vertat e qendron diku ne mes. Ne nje bote te lire secili ben dhe ndjen si do vete gjithmone duke respektuar ligjin, rregulat dhe lirite e tjetrit. Patriotizmi nuk vleresohet nese di kenget shqip apo nese flet ne shqip. Patriotizmi vleresohet me kontributin qe jep per vendin tend dhe ky kontribut jepet duke qene prezent ne nje forme apo ne nje tjeter. Te dy ciftet ne kete rast jane kontribues te njejte per sa kohe jane ne atdheun e tyre, ne te njejtin moment, po shpenzojne ne te njejten forme ne nje bar...ndaj cdo paragjykim ne kete pike nuk vlen. Nese ka deshire te flasi Shqip Greqish Gjermanisht Rusisht Arabisht Kinezce kjo eshte zgjedhje e lire e cdo qytetari te lire te ketij vendi

    Përgjigju
    • &Andi: 23/07/2021 16:33

      Nuk eshte ceshtje gjuhe po sjellje. Perbuzja ndaj gjuhes dhe vendit tend te ul shume dhe para atij qe perpiqesh te integrohesh

    • Xiku: 23/07/2021 14:38

      Kjo fraze ka qene e shkruar ne pasaporten e mbretit Zog. Mos e perbuz gjuhen e nanes s’ate, tue fol ne gjuhe te huej kur nuk eshte nevoja.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?