Familjarët e 3-vjeçarit dhe qytetarë të shumtë tubim sensiblizues para klinikës private në Tiranë! Ndezin qirinj në kujtim të vogëlushit

8 Tetor 2023, 15:11| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 20:32

  • Share

TIRANË- Familjarët e 3-vjeçarit të ndjerë Brian Spahiu, që humbi jetën në klinikën e mjekut Roland Xhaxho pas një ndërhyrje që bëri për dhëmbët, u bashkuan sot me dhjetëra qytetarë të thjeshtë për homazhe në kujtim të të miturit para klinikës private.

Qytetarët kanë ndezur qirinj si dhe kanë vendosur lule pranë klinikës ku vogëlushi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në 14 dhëmbë.

Me pankarta në duar familjarët dhe qytetarët u bashkuan në një thirrje, “Drejtësi për Brianin”.

Ndërhyrje të tilla thotë një stomatolog i pranishëm në marshimin sensibilizues nuk bëhen brenda një dite.

Mbeten të paqarta rrethanat e humbjes së jetës së vogëlushit, ndërsa pas hetimeve mjekët ligjore deklaruan shkaqe të panjohura për vdekjen, ndërsa anestezisti dhe mjekët që bënë ndërhyrjen po ndiqen në gjendje të lirë.

Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetarja Eliza Gjediku

Ora 19:59
Tubimi për 3-vjeçarin e mitur, stomatologu: S’mund të trajtosh infeksione brenda një dite, diçka ka ndodhur dhe po e fshehin

 

Një stomatolog i cili mori pjesë në tubimin sensibilizues për të miturin 3-vjeçar ditën e sotme është prononcuar për mediat. Stomatologu thotë se ajo lloj ndërhyrjeje nuk bëhet brenda një dite ndërsa shton se ka diçka që po fshihet.

‘Nuk mund të mbushësh disa dhëmbë qumështi për 6 orë, është e pamundur. Unë se kam aplikuar për këtë metodë. Diçka ka ndodhur që ata e fshehin, më shumë më erdhi inat për kamerat që tha se janë prishur. Ka ndodhur diçka. Mjeku e ka marrë përsipër këtë gjë fëmija e ka kryer operacionit 1 vjeçe gjysmë dhe ishte shumë i shëndetshëm. Atij i kanë dalë organet jashtë loje. Djali duhej të çohej direkt në urgjencë dhe mund të shpëtonte. Nuk trajtohen brenda një dite, as infeksionet nuk mund të trajtohen brenda një dite.’- thotë stomatologu.

Ora 18:33
Tubim sensibilizues në kujtim të 3-vjeçarit, familjarja: Kjo që na ndodhi ne mos i ndodhtë askujt, ai maskara po jeton me gjakun e djalit tonë

 

Familjarja e viktimës 3-vjeçar Brian Spahiu është prononcuar sot për mediat dhe ka bërë thirrje për drejtësi.

‘Kjo që na ndodhi neve mos i ndodhtë askujt. Ai të marrë dënimin që meriton, se ne fëmijët se kemi më. Ai maskara po jeton me gjakun e djalit tonë. Duam drejtësi.’- tha familjarja.

Ora 18:25
Pankartat/ Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, qytetarët: Pse nuk flasin mjekët?

 

‘Pse nuk flasin mjekët, po të ishte fëmija i tyre do flisnin’; ‘Bluzat e bardha janë të shpëtojnë jetë jo të marrin’; ‘Pse nuk reagon Urdhri i Mjekëve’ janë disa prej pankartave të qytetarëve të cilët janë duke zhvilluar një tubim sensibilizues në kujtim të vogëlushit 3-vjeçar Brian Spahiut.

Ora 18:03
Qytetarë të shumtë mblidhen për homazhet e vogëlushit 3-vjeçar në Tiranë! Tubim sensibilizues para klinikës private

 

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të diel përpara klinikës private të Roland Xhaxhos në të cilën ndërroi jetë 3-vjeçari pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në gojë.

Me pankarta në duar, qytetarët janë mbledhur për një tubim sensibilizues si dhe  për të bërë homazhet e vogëlushit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 09/10/2023 07:34

    Kelly lloje njeriu don Enverin ta vare ne qenter te qytetit qe ta kuptojne te gjithe Ngushllime familjes

    Përgjigju
  • Emigrati: 08/10/2023 21:24

    Po ky garipi expert dentist esht dentist apo tranjer futbolli qe perdor termina dolen organet jasht loje turp aty e gjeti te bej reklam i pa fe ky dentist ngushllime familjes

    Përgjigju
  • Arbërori: 08/10/2023 15:45

    Jo klinik, por therrtore private…!

    Përgjigju
    • I.lir: 08/10/2023 20:16

      As therrtore nuk mund ti thuash ketyre ngrhinave moderne qe shkelqejne nga vezullimi i mermereve qe ngrihen me paret e bukës se gojes se mijra njerzve qe mundohen te ruajne shendetin e femijve te tyre. Sepse a e dini o njerez qe te vdiste nje lope apo nje bageti ne kohen e diktatures,keshtu si vdesin njerzit sot ne keto klinikat vezulluese,veterinerit qe nuk jepte dot arsyet e vdekjes a e merni me mend se cfare i ndodhte.??? Denohej deri me burg dhe syrgjynosej ne vendet me te humbura te Shqiperise. Po kush ta beje kete..? Keta thuajse te gjithe jane pjestare te "kodit te heshtjes" per gafat dhe fajet qe kryejne nga padija qe i ka pushtuar me diplomat e blera me parate e korrupsionit te prinderve te tyre te kamur nga gjaku e mundi i njerzve te thjeshte te ketij populli. Kujt ja kerkojn njerzit tu pergjigjet per Brianin e pafajshem ??? A zgjidhet halli i tyre e i gjithe ketyre njerzve me pyetje qe presin pergjigje....e qe pergjigja nuk vjen kurre.?? Duhet reagim...reagim i eger qytetar qe ti permbysin e shkulin me themel gjithe te keqijat qe kane eresuar te tashmen e te ardhmen e ketyre njerzve. Perndryshe te gjithe do rime e te mendojme...ah sa mire ishim kur ishim keq...!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?