Servet Bokçiu 

'Erdhi nga shkolla, la çantën dhe u zhduk', familjarët e denoncuan të humbur në 'Pa Gjurmë', 19 vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit

12 Tetor 2023, 15:50| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 16:32

  • Share

Servet Bokçiu 19 vjeç që u denoncua i humbur nga familjarët në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv është gjendur pa shenja jete te diga e liqeni të Paskuqanit në Kamëz. Sipas njoftimit zyrtar të policisë i riu dyshohet se është vetëmbytur. 

“Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa”, njofton policia.

Familjarët teksa bënë apel për gjetjen e tij në emisionin "Pa Gjurmë" thanë se i riu doli nga banesa në zonën e Paskuqanit më 6 tetor sapo ishte kthyer nga shkolla dhe nuk u kthye më. "Erdhi nga shkolla, la çantën dhe u zhduk", thanë familjarët. Nga studio e emisionit “Pa Gjurmë” xhaxhai i Servetit, Sami Bokçiu tha se ditën që doli i riu kishte të veshur një bluzë ngjyrë te zeze me logon e shkolles, një palë tuta sportive ngjyrë te bardhe me vija te zeza dhe një palë shapka që mbante në shtëpi, por nuk u kthye më. Teksa dhe vetë familjarët vijuan kërkimet, ai është gjetur sot pa shenja jete në digën e liqenit të Paskuqanit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 13/10/2023 13:48

    DY TE VDEKUR NE PAK DITE NGA INDIFERENCA E NJEREZEVE ...JEMI BERE ME KEQ SE NE MILANO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?