Familjarët e Josif Kavajës për Report TV: Ishte paqësor, u konfliktua me bariun se i kishte lekë borxh dhe i hante të mbjellat! Të shtrohet në psikiatri, ka probleme

26 Dhjetor 2020, 19:51| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 15:17

  • Share

Flasin familjarët e Josif Kavajës 45 vjeçarit i cili para 3 ditësh hapi zjarr ndaj forcave RENEA dhe u fsheh në pyll, ndërsa u arrestuar më 25 dhjetor pas 16 orësh arrati.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv Ronaldo Gjoshi, Vanthie Muça motra e Kavajës thotë se konflikti ka nisur mes tij dhe një bariu që i kishte ngrënë misrin por dhe sepse ai i kishte lekë borxh. Kavaja i shiste misrin bariut por ky i fundit nuk i kishte dhënë lekët. Konflikti mes tyre ka nisur ditë më parë. 45 vjeçari kishte qëlluar ndaj bariut dhe të njëjtën gjë kishte bërë dhe ai duke ia kthyer po mer armë. Ndër të tjera e motra thotë se 45 vjeçari ditët e fundit nuk ka qenë mirë, por ishte i stresuar dhe shkak siç thotë ajo është bërë pikërisht bariut që lëshonte bagëtitë të hanin të mjellat e Kavajës. Mes lotësh ajo tregon dhe bisedën e fundit me të vëllanë të cilin e kishte pyetur se çfarë e shqetësonte por ky i fundit i ishte shmangur duke mos i treguar asgjë.

Familjarët shprehen se djali i tyre ishte person i mirë dhe se në momentin që e kanë  plagosur ka dashur të dorëzohet por forcat RENEA e kanë qëlluar me 2 plumba. Ndërsa për arsenalin e armëve ata se nuk kishin dijeni që Josifi i mbante në shtëpi, ndërsa shtojnë se i ka marrë te depot e ushtrisë kur u hapën. Familjarët i bëjnë apel shtetit që ta ndihmojë Josifin, ta shtrojnë në psikiatri sepse ka probleme.

"Edhe për bariun që flasin prindërit e mi i ka rënë në qafë dy  tre herë. Se kam qenë verës, i kishin ngrënë misrin sapo e kishte mjellë, edhe i foli babait i tha ti se shikon se më kanë ngrënë misrin, mirë tokën ma hani por  tokën që kam djersën e lekun. Ai të vijë të më thotë su për sy se ai i a kishte ngrënë vetë misrin. Këtë herën e fundit ka 3 javë që ska qenë mirë, shumë i stresuar, siç e shikoni  është duke mjellur bimë mjekësore të gjitha bimët tua tregoj të gjitha. Bagëtitë i ka dele lopë, shiko sa mullarë bari ka. Këto 2 javë ai u agresu edhe me prindërit , se prindërit iu dhimben dhe nuk e thonë por duhet ta thonë të vërtetën siç është se nuk ka qenë mirë nga gjendja mendore këto 2 ose 3 javë .

Dhe kur erdhi te unë i thashë o vëlla smë dukesh mirë të dhemb dicka, po tregoi motrës. e mu largua smë tregoi, do iki në shtëpi. Po prindërit e ndihmojnë sa herë. Këto 2 javë u agresu më shumë me atë bariun se i kishte dhe borxh, ata i kanë 1 milion e gjysmë, se nëna thotë 400 por ata i kanë më shumë. E kam dëgju vëllain që thotë më kanë marrë misrin e ua kam dhënë se kam gjithë atë misër ama mos të ja japin djersën kanë hyrë në gjynah me të dhe tia japin lekun një për një se nuk ia lëmë.

Duhet të ishim ankuar im vëlla duhet të ishte ankuar për këtë bari. Unë kam qenë dhe vetë prezente që i ka ngrënë misrin dhe grurin. Sherri ka nisur për të dyja, edhe borxhin që  i kanë marrë misrin dhe si kanë dhënë borxhin, por edhe që ka futur bagëtitë te prodhimet. Se ai i ka mjellë dhe me dore, ka mbjellë hasëll dhe me dorë, por ata vijnë dhe ia hanë. Nuk është e drejtë vëllai duhet të ishte ankuar për këtë edhe për birxhin por edhe që vijnë dhe i hajnë prodhimet bujqësore", tha ajo.

Kavaja është një emigrant i rikthyer në vendin e tij. Pas 10 vitesh në emigrim në Greqi dhe 7 në Agli ai siç thotë e motra ishte rikthyer në vendlindje me mendjen për mos emigruar më dhe kishte vendosur që të punojë, me bagëti, lopë, pula për të tregtuar më pas të gjitha prodhimet bio. Sipas saj ai sihte një njeri paqësor por është provokuar nga bariu.

"Së fundmi ai merrej me bagëti lopë ka dele pula të gjitha prodhimet bio i ka në vendin e tij dhe këtu thoshte do punoj nuk iki në vend tjetër. Jam shumë e indinjuar për këtë që ndodhi. Vëllai im ka qenë 10 vjet në Greqi dhe nja 7 vjet në Angli. Është shumë punëtorë dhe atje ku ka qenë ka punuar me djerësë. Pati një depresion të thellë kur erdhi por i hyri punës këtu në vend të tij. Ne u larguam të gjithë por nuk donim që ta linim vendin sepse ky është vend prodhues dhe tokat që ka ky vend si ka asnjë tjetër. Dhe thoshte se do punoj në vendin tim do ndreqem dhe me një nuse dhe do të punoj në vendin tim sdo iki më atje. Dhe duart e tij siç e shikoni ka mbjellë ullinj, pemë frutore, ju a tregoj, ka 10 vjet që punon këtu dhe i është përkushtuar dhe thotë nuk iki. Ka bagëti lopë ka dele pula të gjitha prodhimet bio i ka në vendin e tij dhe këtu thoshte do punoj nuk iki në vend tjetër. Grurë misër, të gjitha tokat i mbillte, Ka marrë dhe toka me qera dhe i mbillte dhe ka shitur të gjithë prodhimet e zonës", shton ajo.

Ndërsa shpreh revoltën për këtë ngjarje e motra e Kavajës thotë se shteti duhet t'u japë kurajo njerëzve si ai, që është aq i përkushtuar ndaj bujqësisë.

"Shteti duhet tu japë kurojo njerëzve punëtorë si im vëlla  që rri e jeton këtu sepse është në të mirën e të gjithëve ne, ne jemi të revoltuar sepse dhe unë kam qenë në kurbet në Greiq se i jam përkushtuar punës. Vete i bëj të gjitha vete. dhe ai i ka mbjellë të gjitha me duart e veta", thotë e motra mes të tjerash në Report Tv.

Gjithçka nisi në fshatin Seltë të Elbasanit kur policia shkoi për kontroll në banesën e Kavajës me vendim gjykate pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte. Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t'i shpëtuar uniformave blu ai ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën. Kavaja ka qëlluar 12 herë drejt policisë. Më pas, ai është larguar nga banesa e tij dhe shkoi në drejtim të pyllit. Gjatë të shtënave me armë është kundërpërgjigjur edhe RENA duke e plagosur në barkë dhe në këmbë. Gjatë kontrolleve në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi municione, 30 granata, 2300 fishekë dhe një kallashnikov.

Ora 22:04
Babai i Josif Kavajës me lot në sy: I pari qëlloi bariu pastaj Josifi, më pas njoftuan policinë! Armët i ka marrë kur u hap depoja e armatimit, shteti ta ndihmojë

Panajot Kavaja babai i 45 vjeçarit Josif Kavaja ka folur për ngjarjen në të cilën u përfshi i biri, i cili tashmë është arrestuar sepse ka qëlluar drejt policisë.

Kurse për municionet, 30 granatat, 2300 fishekë dhe një kallashnikov që policia gjeti në shtëpinë e tij, babai thotë se i ka marrë kur është hapur depoja e armatimit, por shton se nuk dinin gjë se i kishte. Sipas tij i biri nuk ka faj sepse barinjtë i hanin të mbjellat. Për këtë shton se Kavaja ka gjuajtur në ajër me armë, dhe barinjtë e kanë denoncuar më pas.

"Sifi është person shumë i drejtë, nuk është zënë as me një nga fshati, fare. Punon në hak të vetë. Ka qenë pak jo mirë nga mendimi. Qe në Angli dhe Greqi dhe u dëmtua pak nga mendja. Edhe po këtu ka punuar në rregull si erdhi këtu. Njeri më i drjetë nuk gjen. Ne si prindër nuk dinim gjë se ka pasur armë.

Faj nuk kishte sepse vinin këta barinjtë dhe i hanin të mbjellat.  Ai gjuan drejt sipër. Shtiu njëherë dhe ata raportuan. Djali përfundoi shumë keq për hiçgjë.  Me ne prindërit është sjellë mirë. Tokat ia lanë vëllezërit. Ai ka punu. Është pak si i dobët nga gjendja mendore dhe sja ka arritur qëllimit të martohet e ka lënë dhe pak vetë pas dore.  Armët i ka marrë atje kur u hap depoja e armatimit. Tunelet. Që atëherë i ka marrë, por që ta dinim ne si prind sna ka treguar. Pas dy ditësh e morëm vesh nga fëmijët që kemi në Elbasan ata na thanë kështu kështu ka përfunduar Josifi.

Dridhej tha, se kishte folur një gocë. Kishte shumë probleme se i kishin qëlluar dy herë. Duam pak ndihmë nga shteti, që ta ndihmojnë. Skemi çfarë të bëjmë sepse ne u plakëm. Fëmijët e tjerë mundohen ta ndihmojnë. Asnjë sfoli me të. Ai kishte ikur nga këtu dhe ishte kthye për tu dorëzuar. Mirëpo mendja se i ka pak mendtë nga sëmundja, kishte shtirë lart", shton ai.

"Ka qenë një njeri i sjellshëm, ska qenë një njeri që të bënte sherre. Punonte në vend të vet. Punonjte. I thosha vuan shumë more bir dhe më thoshte nuk vjen gjë moj nënë po nuk vuante. Nuk është sjellë keq. Ikëm njeherë te djali tjetër. Kemi 4 vite që jemi kthyer. Me këto hallet që ndodhën, pastaj erdhëm këtu po sdonim të linim vendin. Ne i thoshim ti do gjesh nuse dhe do rrish veçan. Nuk sillej keq me askënd. U egërsu se i kishin borxh dhe sja sillnin", tha mamaja e tij.

Ora 21:44
'I hante të mbjellat', motra e Josif Kavajës: Vëllai dhe bariu kanë gjuajtur me armë njëri-tjetrin! Dua që të kurohet në psikiatri

1609015684_yyyyyyyuuuu.jpg

Vanthie Muça motra e Josif Kavajë 45 vjeçarit i cili para 3 ditësh hapi zjarr ndaj forcave RENEA dhe u fsheh në pyll, ndërsa u arrestuar më 25 dhjetor pas 16 orësh arrati, ka treguar detaje të tjera, se si ka shkuar ngjarja deri në këtë pikë.

Ajo ka thënë se shkak është bërë sherri i tij me një bari në zonë i cili i kishte lekë borxh por edhe i kulloste bagëtitë në të mbjellat e tij. Këtu ajo shton ka qenë bariu ai që ka qëlluar fillimisht dhe më pas i vëllai. Në momentin që u arratis në pyll ajo thotë se janë përpjekur të negociojnë me të por policia si ka lënë që të afroheshin dhe më pas e kanë qëlluar.

"Ishte vëllai im, burri i motrës, çuni im, ishin të gjithë por s'na lanë policia që të afroheshin, donim ti thonim dorëzohu se ti ske bërë asgjë por do të mbrosh tokën tënde. Edhe nuk je fajtor për këto por dil  e dorëzohu. Në moment të fundit që i thamë dorëzohu ata e kanë gjuajtur dhe u lutëm të mos e gjuanin sepse ishte në depresion. Ka qenë mirë por kohët e fundit thoshte pse të më bien në qafë.

Nuk e dëgjonim, ai kishte qenë në shtëpi kur i kishin ardhur policia. Ai bariu kishte gjuajtur dhe më parë, dhe ky kishte gjuajtur dhe ai po ashtu. Dhe ky vetë ishte zënë me Arifin. Ai ka mbjellë gjithë këto fusha grurë këtu dhe ai të sjellë bagëtitë", tha ajo.

Në fund e motra e 45 vjeçarit kërkon që vëllai i saj të kurohet në spital derisa të shërohet.

"Doja që im vëlla të kurohet te spitali psikiatrik sepse ka pasur pak probleme, derisa të shërohet. Se kur vij shoh duart e atij të gjithë këto prodhime këtu nga të mos revoltohem. Edhe i kam thënë hajde rri te shtëpitë e mia bashkë me prindërit ai më thotë jo, se këtu bëhen bimët. Ai e ka mbajt vetëm të gjithë vetë i ka bë. I kam thënë dhe kryetarit të komunës që duhet ta shpërbleni  atë njeri.  E pashë para ca ditësh dhe i thashë nuk je mirë, më tha më dhemb koka por s'dëgjoi të vëizitohej sepse tha jo se do më kalojë.

E mora vesh pasi pashë makinat e policisë që po kalonin dhe pyetëm, pastaj pyeta njerëzit më thanë se ka gjuajtur me armë Josifi pastaj u kujtova se është zënë me Arifin, donte të rrinte në hak të vet dhe të mos ia preknin", vijon ajo më tej për Report Tv.

Komento

Komente

  • Albania: 26/12/2020 21:53

    Jo dhe jo,vaksina me patente 060606 kurre delet dhe injorantet le ta bejne vaksinen qe gjoja do ju shpetoj,hapni mendjen njerz kjo eshte lufte ndaj njerzimit covid eshte arme biologjike dhe ka vaksine ,por jo kjo qe u ofrohet

    Përgjigju
  • LORA: 26/12/2020 21:19

    Shuuuume e dhimbshme. E besoj deshmine e motres se z.Josif Kavaja,,,perputhet me opinionin pozitiv te banoreve perreth.Belaja e bastardeve parazite per njerzit puntore dhe te ndershem behet shkak per katastrofe ne jeten e tyre.Ky eshte nje rast qe duhet trajtuar me shume seriozitet dhe drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?