Rrapush Çeça

Familjarët e shpallën të zhdukur/ Gjendet 40 vjeçari nga Elbasani, pas aksidentit me makinë përfundoi në spital

17 Tetor 2020, 13:36| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 14:21

  • Share

40-vjeçari Rrapush Çeça i cili ishte shpallur i zhdulkur nga familjarët rezulton se ka bërë aksident.

 Teksa ka qenë duke udhëtuar, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, makina i ka dalë nga rruga dhe si pasojë ai është palgosur lehtë duke përfunduar në spital.

"Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip "Seat" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ky shtetas ishte shpalluar në kërkim  nga Komisariati i Policisë Elbasan  mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin  bërë kallzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person. Grupi hetimor po vijon punēn për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij", njofton policia.

Denoncimin për zhdukjen e tij në polici e ka bërë i vëllai. 40-vjeçari Rrapush Çeça ka humbur kontaktet me familjen që prej mëngjesit të djeshëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?