Dosja 21 janari, familjarët e viktimave padi të re në SPAK: Berisha, Basha dhe Prendi vranë 4 protestues në Bulevard! Çështjen ta tërheqë SPAK

16 Shkurt 2023, 09:22| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 16:05

  • Share

Pasi SPAK shpalli moskompetencë për hetimin e protestës me 4 të vdekur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, familjarët e viktimave të 21 janarit 2011 dorëzuan  kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme për kreun e PD-së, Sali Berisha, deputetin Lulzim Basha dhe ish-gardistin Ndrea Prendi.

 “Ne kemi dorë një kasetë audio, ku flitet për të gjithë mekanizimin që ka përdorur Garda. Identifikohet zëri i komandantit të gardës. Kjo kasetë është disponuar prej nesh, por sot mbahet nga Artan Hoxha. E dorëzojmë te SPAK, sepse te Prokuroria e Tiranës nuk kemi besim. Prokuroria e Tiranës nuk e heton atë ngjarje, jo se nuk ka prova.’- tha Nika.

Duke iu referuar Prokuroria e Tiranës si institucion që e mban dosjen në sirtar, Mark Nika foli për konsultë me juristë të kualifikuar që sipas tij kjo do marri rrugë

“Edhe ne familjarët jemi palë në procesin penal. Ne nuk kemi lidhje me politikën. Ne veprojmë të pavarur. Politika atë punë ka. Autori i vrasjes është Agim Llupo dhe Andrea Prendi, ne kërkojmë kush i prishi provat”- u shpreh Nika.

Gjatë protestës së Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë në 21 janari 2011, mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. SPAK transferoi dy paditë e dorëzuara nga PS për hetim në prokurorinë e Tiranës. Aleks Nika është vrasja e vetme e pazbardhur nga drejtësia.

Në fund të janarit, PS depozitoi në SPAK kallëzim penal ndaj Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi, duke e konsideruar provë të re audiopërgjimin e publikuar në media që, sipas PS-së, hedh dritë mbi vrasjen shtetërore të 4 qytetarëve të pafajshëm. Damian Gjiknuri tha në atë kohë se, dialogjet e bëra publike midis ekzekutorëve e tregojnë qartë se, vrasjet e u urdhëruan nga lart dhe u përgatitën me një gjakftohtësi kriminale, e cila nuk ka asnjë lidhje me ligjin e Gardës së Republikës”.

Në dokument i referohen audio-përgjimit, që xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ia ka dhënë gazetarit, ku sipas tyre rezultojnë të dhëna të reja si dhe fjalë konkrete të të kallëzuarit Ndrea Prendi gjatë zhvillimit të kësaj ngjarje dhe del në pah më së miri dhënia e urdhrave për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve, urdhra të cilët nisin nga persona të tjerë, funksionarë të lartë shtetërorë, siç janë të kallëzuarit e tjerë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Kjo audio-kasetë sipas një investigimi të publikuar një ditë më parë nga Shqiptarja.com nuk është akoma në duart e hetuesve, pra të drejtësisë. Gazetari që lajmëroi në media zbulimin e audio-kasetës refuzoi ta dorëzonte në prokurorinë që e thirri, duke deklaruar se nuk e kishte më me vete pasi ja kishte dhënë Mark Nikës (Xhaxhait të Aleks Nikës). Nika nga ana e tij refuzoi t’ia jepte Prokurorisë së Tiranës duke thënë se do t’ia dorëzonte vetëm SPAK-ut.

Kallëzimi i familjarëve në SPAK

Ora 16:32
Denoncimi i familjarëve të viktimave të 21 janarit, Balla: SPAK të marrë kompetencën e atij krimi shtetëror

 

Pas denoncimit të familjarëve të viktimave të 21 janarit në SPAK, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla i bëri thirrje prokurorisë së Posaçme që të marrë kompetencën krimit shtetëror.

“Përshëndes aktin e sotëm të familjarëve të 21 janarit që sikurse ua lejon edhe ligji kanë të drejtën e tyre që për vrasjet e dy prej dëshmorëve që s’ka një të akuzuar ti drejtohen prokurorisë speciale antikorrupsion, e cika ka detyrimin të marrë kompetencën e atij krimi shtetëror”, tha Balla.

Ora 10:42
Tragjedia e 21 janarit, familjarët e viktimave këmbëngulin që çështja të hetohet nga SPAK: Sot takojm Dumanin, nuk kemi besim te Prokuroria e Tiranës

Xhaxhai i Aleks Nikës, një prej viktimave të tragjedisë së 21 janarit, ka depozituar sot në SPAK kallëzimin e ri për këtë çështje. Familjarët e viktimave këmbëngulin që kjo çështje të merret nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Tiranës, pasi sipas tyre ky institucion vepron politikisht dhe zvarrit çështjen. Mark Nika ka kërkuar sërish sot takim me kreun e SPAK, Altin Dumani për t'i kërkuar që çështjen ta marrë SPAK në të kundërt nuk dërgojnë para drejtësisë audiopërgjimin.  

"Ne na ka rënë në dorë një kasetë, audio ku flitet për mekanizmin që ka përdorur garda. Aty identifikohet zëri i komandantit të gardës ku thuhet të qëllohet në mish. E dorëzojmë këtë vetëm te SPAK se te prokuroria nuk kemi besim. Ka një ndikim politik nëse nuk merret, se përgjigjen ata duhet të na i jepnin me shkrim, ata ja kanë kaluar prokurorisë, por prokuroria nuk ka këllqe ta hetojë këtë gjë. Ata thonë nuk kemi prova... s'mund të na i refuzojë.

Pyetje: Takimi me Dumanin?

"Sot kemi ardhur të takojmë Dumanin, nuk u shoreh se cafr duhej bërë por na tha që duhej respektuar ndjekja e ccështjes nga prokuroria. Ata e mbajnë në sirtar, luajnë në ping pong. Ne do të kundërshtojmë në Gjykatën e Shkallës së Parë duhet të na japin shpjegim se pse e refuzojnë."- tha ai. 

Pyetje: Pse pikërisht sot kallëzimi?

"Ne s'kemi lidhje me politikën, veprojmë të pavarur, ata atë punë kanë. S'kemi lënë takim në SPAK"- përfundoi ai. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 16/02/2023 18:54

    Asnjehere nuk do zbardhet 21 janarin.E vetmja rruge eshte qe me ligje ne kuvendi te miratohet nje trupe prokuroresh speciale me pjesmarrje te Prokurore e amerikanet dhe europiane.Asnje prokuror shqiptar.Te gjithe Jane te zhytur deri ne gryke.

    Përgjigju
  • LORA: 16/02/2023 15:26

    Hap i duhur nga familjaret e kater Deshmoreve te 21 Janarit 2011.

    Përgjigju
  • Bardhi: 16/02/2023 13:39

    Shume mire kane bere porse kane harruar te shtojne Edi Ramen, Ilir Meten dhe Tome Doshin.

    Përgjigju
  • Arbërori: 16/02/2023 11:37

    Vrasësit janë në mesin e PS

    Përgjigju
    • Turi: 16/02/2023 23:17

      He vemje halesh, dole prap ti??? Po kaq shume ua shpelajne trurin te shqupi? Apo e ke nga mencuria qe po te del nga veshet? Shko lepiju Mulit se per gje tjeter sje ti. Gjytyrym.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?