Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e lagjes së re që po ndërtohet në Vaqarr dhe gjatë vizitës në një shtëpi të re nuk kanë munguar batutat.
Të zotët e shtëpisë thanë se në fillim kanë qenë mosbesues sa i përket rindërtimit të shtëpisë.
"Nuk e besoja se do ta bëje, jam shumë e kënaqur për ty. Se besoja", tha zonja e shtëpisë.
Ndërsa Rama ia ka kthyer me batuta, duke thënë se ajo ka menduar se të gjithë politikanët janë njësoj.
"Pse se besoje: Po se nuk e benim dot vete. Apo thoje se të gjithë politikanët juanë njësoj, rrejnë. Hajde mor mosbesues hajde, ke fol i ke lujt fene, i ke pa informacionet , i ke pa kanë dalë dhe përgjigjem pale. Më thanë se ke fol keq për mua dhe sdoja me e bë fare. Ne kur mbarojnë themi një e shame më pak, një e shame më pak. Po ja tu u pa ju mësova dhe unë me sha", tha Rama.
Lajmi kryesor:
'Kush i bën gjithë këto ndërtime kur s'ka punë', Rama ironizon nga Vaqarri: I thashë, i bën Ndrangheta me mafien
//ReportTv.al