Nëna e Hekuran Dedës krah kryeministrit Rama
11 vjet pas tragjedisë së 21 janarit që u përgjak me 4 protestues të vrarë, kryeministri Edi Rama zhvilloi homazhe për dëshmorët e atdheut. Përkrah tij, shfaqet si një grua e fortë, nëna e Hekuran Dedës të cilës kreu i qeverisë i mbajt çadrën në këto homazhe.
Krah familjarëve ai tha se vrasjet barbare ende kërkojnë drejtësi, ndërsa të afërmit e të ndjerëve, shpresën se drejtësia do të vihet, e shohin vetëm nëse çështjen e merr në dorë SPAK. Familjarët e të ndjerëve u pritën nga kryeministri Edi Rama, të cilët i kërkojnë të ushtrojë ndikimin e tij që dosja të kalojë nga Prokuroria e Tiranës, që sipas tyre nuk po bënë asgjë në dorën e SPAK, tek i cili shprehin besimin se mund të vendos drejtësi!
Në homazhet e sotme, familjarët e të ndjerëve u pritën nga kryeministri Edi Rama. U shpërndau simbolin e homazheve të kësaj dite, trëndafilin e kuq, për ta vendosur në pllakatat me emrat e 4 dëshmorëve të Atdheut ngulitur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht aty ku jeta e tyre u shua.
Lajmi kryesor: