Dy vajza minorene janë larguar nga banesat e tyre në Kavajë. Policia bën me dije se një 17-vjeçare është larguar nga banesa dhe se babai i saj ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë.
Po ashtu një 14-vjeçare është larguar nga banesa. Ka qenë e ëma e minorenes që ka denoncuar në polici largimin e së bijës nga banesa.
Policia thekson se po punon për gjetjen e dy të miturave.
“Dje, kallëzoi shtetasi L. Z., se ishte larguar nga banesa, vajza e tij 17-vjeçe, si dhe kallëzoi shtetasja E. S., se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e të miturave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kavajës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komente
