Ilir Meta

Familjarët lihen të presin jashtë QSUT-së pa asnjë informacion për të afërmit e sëmurë, Meta: Të reflektohet menjëherë

6 Gusht 2020, 14:33| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 14:50

  • Share

Pas vëzhgimit të Report Tv ditën e djeshme, ku të afërm të sëmurëve kanë ditë që rrinë jashtë dyerve të QSUT-së duke pritur një lajm të mirë për ta, ka reaguar presidenti Ilir Meta. Ai thotë se familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht e të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre.

Meta i konsideruar shqetësuese pamjet në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë dudke kërkuar reflektim të menjëhershëm.

"Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm", shkruan Meta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?