Kronikë

Familjarët e 25-vjeçares që vdiq pas lindjes nuk tërhiqen, ftojnë në protestë të gjitha nënat

24 Prill 2019, 22:47| Përditesimi: 24 Prill 2019, 22:58

  • Share

Familjarët e Rexhina Dobrovës, 25-vjeçares që ndërroi jetë dy ditë më parë pas lindjes së fëmijës, i kanë bërë thirrje të gjitha nënave dhe të personave që e gjykojnë të arsyeshme që t'u bashkohen ditën e nesërme përpara spitalit për të protestuar.

Ajo ndërroi jetën pas një arresti kardiak, në maternitetin e Elbasanit një orë pasi solli në jetë vajzën e parë, fryt i dashurisë me bashkëshortin e saj, Algentin. 

Pas vdekjess së 25-vjeçares, u arrestuan mjeku kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, ndërsa sot u liruan nga qelia. Ishte kërkesa e prokurorit Xhiljano Seferi për masën "detyrim paraqitje" që u miratua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.

E ndërsa po vijojnë hetimet për ngjarjen, mjekët e spitalit të Elbasanit protestuan dje për arrestimin e kolegëve të tyre.

Komento

Komente

  • xreport: 25/04/2019 03:13

    ngushellime por sa moret nga PD dhe LSI euro bespj se vodhen 5.7 milion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?