David Linley, Serena, mbretëresha Elisabeth

Familjen mbretërore britanike e zë 'mallkimi', pas largimit të Harry-t, dy princa divorcohen nga bashkëshortet

18 Shkurt 2020, 19:38| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 19:54

  • Share

Familja mbretërore po përballet ditë pas dite me probleme të shumta, ku së fundmi David Linley djali i princeshës Margareth, motrës së mbretëreshës Elisabeth ka vendosur të ndahet nga bashkëshortja Serena, kontesha e Snowdon pas 25 vitesh martesë.

Sipas CNN, shkaku sipas tyre ka qenë qëndrimi shumë kohë larg shtëpisë.

Konti dhe kontesha i Snowdon kanë rënë dakord për sa i përket kushteve të ndarjes.

David është djali i motrës së mbretëreshës Elisabeth, Margareth, e cila ka vdekur në vitin 2002. Ai ka dy fëmijë dy fëmijë, Charles 20 vjeç Margarita, 17 vjeçe.

Gjithashtu princi Peter Philips, djali i princeshës Anne ka njoftuar divorcin e tij pas 12 vitesh martesë me princeshën Autumn.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat thuhej se vendimi u mor në mënyrë miqësore në interesin e të dy fëmijëve, Savannah, 9 vjeç, dhe Isla, 7 vjeçe.

 Ai saktësoi se vendimi është dakordësuar me mbështetjen e plotë të dyve familjeve.

Peter Phillips ka hequr dorë nga oferta për titullin ”kont” për veten dhe për fëmijët e tij, por ai ende përfaqëson familjen mbretërore dhe ka marrëdhënie të afërta me gjyshen e tij mbretëreshën Elisabeth II.

Kujtojmë që princi Harry bashkë me Meghan dhe djalin Archie-n  janë zhvendosur në Kanada, pas dorëheqjes nga detyrat e tyre mbretërore. 

Mbretëresha Elisabeth Peter Philips, Autumn

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?