Foto ilustruese

Familjet e pasura shpenzojnë 34 herë më shumë për arsimin se ato të varfra, lajmërohet polarizim i shoqërisë

27 Nëntor 2020, 07:44| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 08:10

  • Share

TIRANË- Pabarazitë në arsim po rriten dita – ditës, teksa shtresat e popullsisë me të ardhura të larta po i rrisin shpenzimet për t’u arsimuar me ritme më të shpejta se ato të varfra.

Thellimi i pabarazive në arsim shtron premisat për thellimin e hendekut pasuror në të ardhmen.

Nga të dhënat e INSTAT shihet se në vitin 2019 familjet e pasura, që përfshihen në 20 përqindëshin me të ardhurat më të larta, i kushtuan arsimit gati 7% të shpenzimeve mujore, ndërsa familjet e varfra ato në 20 për qindëshin me të ardhura të ulëta shpenzuan për arsimin vetëm 0.2% të buxhetit mujor.

Nga të dhënat shihet se, shpenzimet e familjeve të “pasura” janë 34 herë më të larta se ato të familjeve të varfra.

Më shumë se mungesa e fondeve, familjet në nivelin e poshtëm të të ardhurave nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur arsimit, përderisa shpenzojmë më shumë nga buxheti i tyre për t’u argëtuar.

Arsimi, i cili është mjeti kryesor për të ndryshuar perspektivën e varfërisë për këto familje mbetet më i nënvlerësuar, sipas anketës së INSTAT për strukturën e shpenzimeve mujore në familjet shqiptare më 2019.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, familjet e varfra shpenzojnë vetëm 0.2% të buxhetit të tyre mujor për arritjet mësimore, në të kundërt shpenzimet për argëtim, restorante dhe hotele marrin 3.2% të buxhetit mujor të tyre. Shpenzimet për këto shërbime shihet të jenë 16 herë më të larta se, ato për arsim.

Siç shihet nga të dhënat e INSTAT, familjet me të ardhura të larta i kanë rritur shpenzimet për arsim me ritme shumë më të larta se familjet e varfra në dekadën e fundit.

Në vitin 2009, familjet me të ardhura të larta çonin 3.8% të shpenzimeve të tyre mujore për shërbimet arsimore, ndërsa në vitin 2019, ky tregues ishte 6.9%.

Familjet më të varfra në vitin 2009 i dedikuan vetëm 0.1% të buxhetit të tyre mujor shërbimeve arsimore, ndërsa në vitin 2019 ky tregues ishte 0.2%

Në të gjithë botën, arritjet arsimore janë guri i themelit për të ndryshuar perspektiven ekonomike të një vendi, ndërsa barazitë në arsim sigurojnë një rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të ekonomisë./Monitor

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 27/11/2020 09:36

    Joooo nuk besoj të jetë kështu. Gjithë ky disnivel te shtresat e pupullsisë !!? (Pauz ironike me ngërrdheshje) se po të jetë kështu i bie që socializmin ta puthnim në ballë.

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 27/11/2020 09:19

    O Turi jemi ne kapitalizem a e kupton se kapitalizmi ka ne themel privatizimin dhe parane ajo qe kerkon ti realizohet ne socializem.

    Përgjigju
  • blerta: 27/11/2020 09:00

    Kjo eshte normale, populli thote shtri kembet sa ke jorganin... Jetojme ne kapitalizem.

    Përgjigju
  • Ggg: 27/11/2020 08:41

    Ah o Turi.... vendi eshte bere me keq... shume shume me keq sa ska ku te shkoje...

    Përgjigju
  • Turi: 27/11/2020 08:19

    Duhet te zhduken shkollat private dhe spitalet private qe te mbahet nivel i larte ne ato shteterore ne rast te kundert vendi do te behet akoma me keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?