Michael Jordan me Bulls

Fanella e Michael Jordan shitet në ankand për 4.68 mln dollarë

6 Nëntor, 15:39| Përditesimi: 6 Nëntor, 15:40

  • Share

Një nga fanellat e basketbollistit Michael Jordan e përdorur prej tij në sezonin 1996-1997 me ‘Chicago Bulls’ është shitur për 4 milionë e 680 mijë dollarë. Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” njoftoi se ishte pjesë e një koleksioni objektesh të përdorura nga ish-basketbollisti i njohur.

Jordan e kishte veshur në të paktën 17 ndeshje në NBA. Fanellën e kishte në zotërim një koleksionist që kishte kontaktuar shtëpinë e njohur të ankandeve. Përveç këtij suveniri të çmuar për fansat e Michael Jordan kishte dhe të tjerë që u shitën me vlerë më ulët.

Mes tyre flamuri amerikan që mbajti kur u shpall kampion olimpik në 1992 apo këpucët e përdorura në kohën ku ishte pjesë e Universitetit të Karolinës së Veriut. Në total nga koleksioni u përfituan 8.5 milionë dollarë.

Michael Jordan

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?