“E zezë” në profilin e “Instagramit” të Jennifer Lopez dhe 226 milionë ndjekës të shqetësuar teksa pyesin se çfarë po ndodh saktësisht me këngëtaren latine.
Ka shumë gjasa që profili në “Instagram” të jetë vënë në sfond të zi për të përgatitur publikun për projektin e saj të ri muzikore.
Sikurse Beyoncé, e cila bëri të njëjtën lëvizje duke ‘ngrirë’ “Instagramin” për albumin e saj të 7-të muzikor.
Vitet e fundit, Jennifer Lopez ka realizuar disa filma, ka krijuar një linjë produktesh bukurie për trupin dhe fytyrën, ka krijuar një dokumentar për “Netflix”, ka bërë paraqitje televizive, ka gjetur sërish dashurinë e jetës së saj, Ben Affleck, me të cilin u martua dy herë, por muzika e saj mbeti pas.
Shkurtin e kaluar, Lopez foli në një intervistë për aspektet e marrëdhënies së tyre që tani janë shumë më ndryshe, krahasuar me 18 vjet më parë kur ata ishin çift për herë të parë.
“Tani jemi më të mëdhenj, më të zgjuar, më me përvojë. Jemi në një fazë tjetër të jetës sonë, kemi fëmijë dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për këto gjëra ”, ka thënë JLo.