Fansat i kërkojnë të bëhet President, Kujtim Gjuzi u ‘shuan’ shpresat: Faleminderit por s'dua, jam për monarki

19 Prill 2022, 13:16| Përditesimi: 19 Prill 2022, 16:19

  • Share

Në një kohë që nga PS po kërkohen propozime për emra të presidentit të ri, në rrjetet sociale ka pasur disa propozime nga qytetarët, ku duket se nuk ka munguar edhe emri i ish deputetit Kujtim Gjuzi. Por duket se Gjuzi u ‘ka prerë’ shpresat fansave të tij, pasi nuk e pranon detyrën e Presidentit.

Gjuzi madje shkruan se ai si konservator kërkon rikthimin e monarkisë, pasi sipas tij republika parlamentare ka dështuar.

"Presidenti i Ri. Presidenti i Ri ne mendimin konservaror duhet te ketë këto cilësi.

A - Të jetë një personalitet publik i Shquar.

B - Të jetë një Familjar tradicional i pa përfolur në jetën roz.

C - Të jetë një qytetar/e i/e pa përfolur për Korrupsion dhe lidhje me Krimin.

Vo. Konservatorët punojnë për ndryshim te formës se Regjimit.

Ne mbeshtesim:  Rikthimin e Dinastise 7 Monarki Kushtetuese Familja Mbretërore Zog I )

PS - President i zgjedhur nga Populli.

Republika Parlamentare pas 77 vjet duket e dështuar", shkruan Gjuzi.

Mazhoranca ka nisur sot konsultimet për zgjedhjen e emrit të presidentit të ri, ku deputetët kanë propozuar 3 emra duke i hedhur në zarf, ndërsa ka ftuar qytetarët që ta japin mendimin e tyre me e-mail.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?