Victoria Beckham

Fansat ‘kryqëzojnë’ Victoria Beckham se pranoi ndihmën e shtetit prej pezullimit të punës

26 Prill 2020, 20:28| Përditesimi: 26 Prill 2020, 20:31

  • Share

Koronavirusi ka goditur edhe stilisten e famshme të modës, Victoria Beckham e cila ka pranuar ndihmën e qeverisë edhe pse ka një pasuri familjare prej 335 milionë paund.

Sipas The Sun, këngëtarja kishte vendosur 30 anëtarë të stafit të saj në skemën e qeverisë, e cila paguan pagat deri në 2.500 paund në muaj gjatë koronavirusit.

Kompania e saj ka humbur 35 milionë që nga themelimi në vitin 2008, ku veshjet e stilistëve janë shitur për 1500 paund.

Por ky veprim i saj solli shumë kritika në mesin e fansave.

Sipas tyre, ato para mund të shkonin për një kauzë më të mirë, në këto kohë pandemie, ndërkohë që Viktoria mund t`i mbulonte vetë pagat e punëtorëve, por Victoria nuk e ka menduar kështu dhe ka përfituar nga ndihma e qeverisë për bizneset e saj.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?