Maluma shkoi deri aty sa ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa mbrojtëse për veshët.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, këngëtari me famë botërore shihet teksa ndërpret performancën dhe kritikon nënën për pakujdesinë e saj.
“A mendoni se është ide e mirë që fëmija juaj 1-vjeçar të shkojë në një koncert ku decibelët janë tepër të lartë? Foshnja as nuk e di çfarë po bën këtu. Herën tjetër, mbroji veshët e tij. Vërtet. Është shumë e rëndë për fëmijën. Kjo është përgjegjësia jote“, tha këngëtari.
Maluma, i cili ka një vajzë 1-vjeçare, theksoi gjithashtu se nuk do ta bënte kurrë këtë gjë si baba.
“Po e tund majtas e djathtas sikur të ishte lodër. Ky foshnjë nuk do të jetë këtu. Po ta them me gjithë dashurinë dhe respektin tim, tani që jam baba… nuk do ta çoja kurrë në një koncert. Herën tjetër, ji më vigjilent“, përfundoi Maluma, me turmën që e duartrokiste për reagimin e tij.
Maluma stops his concert in Mexico City to scold a mother who brought her 1-year-old baby without ear protection:
— Pop Crave (@PopCrave) August 10, 2025
“That is an act of irresponsibility. And you’re swinging him around as if he were a toy. That child doesn’t want to be there.” pic.twitter.com/ptxpcuuHzw
Komente
