Jasir Asani

Sport

Fantastik Jasir Asani, gol dhe asist në fitoren e Gwangju

28 Qershor, 14:33| Përditesimi: 28 Qershor, 14:36

  • Share

Anyang, Kore e Jugut - Jasir Asani është treguar vendimtar në fitoren 1-2 të Gwangju në transfertën kundër Anyang, e vlefshme për raundin e 21-të në elitën e futbollit të Koresë së Jugut. Gol dhe asist nga sulmuesi anësor i Kombëtares që po tregon cilësi në fushë.

Ndeshja nisi mirë për miqtë, ndërsa pas vetëm 12 minutash Jasir Asani u kthye në rolin e 'kamerierit' duke shërbyer për Shin Chang-Moo, me këtë të fundit që e ndali sferën në rrjetë.

Në fundin e pjesës së parë, Shin Chang-Moo i 'ktheu nderin' Jasir Asanit, me mëngjarashin shqiptar që e ndali sferën në rrjetë për herë të gjashtë këtë sezon në kampionat dhe për herë të 15-të në të gjitha kompeticionet. Veç golave Jasiri ka dhënë edhe tre asiste këtë sezon.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?