Fantastiku Piontek nderon Milanin, fitore me aromë “Championsi” kundër Atalantës së shqiptarëve

17 Shkurt 2019, 11:21| Përditesimi: 17 Shkurt 2019, 11:31

  • Share

Atë që shumë skuadra të mëdha në Itali nuk e kanë bërë këtë sezon, e bën Milani. “Djalli” i Gatusso-s në javën e 24 të “Seria A” ka mposhtur me shifrat 1-3 Atalantën në një nga transfertat më të vështira siç është ajo e Bergamos.

Në këtë takim ku nga minuta e parë për Atalantën startuan Berisha dhe Gjimshiti, pati shumë spektakël, duke filluar nga minuta e 33 kur vendasit kaluan në avantazh me Freuler. Në limitet e pjesës së parë të besuarit e Gatusso-s barazuan me fantastikun Piontek, i cili me një prekje magjike pa e parë portën barazoi shifrat.

Nuk do të kalonte shumë nga fillimi I pjesës së dytë për të parë përbysjen e “djallit”. Ishte Calhanoglu ai që realizoi një tjetër gol të bukur për Milanin, ndërkohë që për vetë futbollistin kjo ishte rrjeta e parë për këtë sezon. 6 minuta pas golit të turkut ishte sërish radha e polakut Piontek, i cili me kokë vulosi edhe fatet e këtij takimi. Një supermoment jo vetëm për Milanin, por edhe për Piontek që në 4 ndeshje radhazi aarrin të realizojë 6 gola.

Me këtë fitore Milani mban të sigurtë për momentin vendin e katërt, ndërsa I jep një goditje të fortë Atalantës e cila ka të njëjtin objektiv.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?