Sali Berisha

Politikë

Fantazia e shfrenuar e Berishës: Mafia shqiptare kërcënoi qindra politikanë europianë, pse nuk e pritën për darkë Ramën

9 Prill, 19:06| Përditesimi: 9 Prill, 19:11

  • Share

Kreu i PD Sali Berisha ka shfrenuar fantazinë gjatë një fjalimi që ka zhvilluar ditën e sotme. Berisha tha se pjesëtarë të bandave të krimit në vendin tonë u kanë dërguar mesazhe kërcënuese politikanëve europianë

Kjo, pasi sipas tij, kyeministrit Edi Rama i'u anulua darka zyrtare në Strasburg në vitin 2022.

"Gjatë gjithë ditës në një sërë takimesh unë iu paraqita atyre në audienca qëndrimin e regjimit të Edi Ramës ndaj votës së lirë dhe narkoshtetit. Mund t'u them se në atë institucion prestigjioz Edi Rama ishte një famëzi, në atë shkallë, sa që në tërë ekzistencën e këtij institucioni, për herë të parë ky institucion kishte anuluar darkën e parashikuar në protokoll në nder të kryeministri shqiptar, Edi Ramës.

Pas këtij vendimi duket se Edi Rama kishte marr me vete shoqërues botën e nëndheshme. Nga bota e krimit shqiptar janë nisur me qindra mesazhe kërcënuese për politikanë të shquar europianë. Të gjitha ishin të lidhura me anulimin që i bënë kreut të organizatës kriminale", tha Berisha.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?