Gazetari dhe botuesi i gazetës TemA ka reaguar pas viktimizimit të deputetëve të PD se ishin kërcënuar me armë nga gardistët gjatë aksionit dhe kaosit që shkaktuan demokratët sot para hyrjes së Kuvendit.
Baze ka bërë një paralelizim mes përplasjeve të sotme dhe atyre tragjike të 21 Janarit 2011, ku gjatë protestave të opozitës së atëhershme (PS) kundër qeverisë Berisha mbetën të vrarë 4 protestues.
Ai ironizon duke thënë se fantazma e ngjarjeve të 21 Janarit vazhdon të përndjekë mendjen e Berishës, duke shtuar se asokohe e kishte minimizuar përfshirjen e Gardës, duke pretenduar se automatikët e përdorur ishin në fakt “çadra pistoletë”, ndërsa tani i interpretojnë si kërcënime të armatosura, edhe kur bëhet fjalë për mjete të padëmshme, si sprai.
"Fantazma e 21 Janarit në mendjen e Berishës. Tani spry i Gardës i duket pistoletë. Atëherë automatiku Gardës i dukej çadër pistoletë", shkruan Baze në një reagim në Facebook.