Politikë

‘Fara e keqe që polli ndjesë pastë LSI-ja!’ Lapaj i përgjigjet Ramës dhe ndryshon strategji: Nëse ne marrim vota për të pasur në dorë qeverinë, ti s’do jesh më kryeministër! (VIDEO)

3 Maj, 17:05| Përditesimi: 3 Maj, 17:13

  • Share

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, njëkohësisht edhe drejtues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i është përgjigjur sot me një video-mesazh kryesocialistit Edi Rama, i cili po sulmon partitë e vogla dhe të reja, duke u thënë se “vetëm kryetarët kanë të rinj” dhe se janë “fara e keqe e ndjesë pastë atyre që pollën LSI-në”.

Teksa vendos në sfond fjalimet e fundit të kryeministrit në turet elektorale për 11 majin, ai i drejtohet ndjekësve me fjalët: “Dëgjojeni këtë të pangopurin!”

Dhe më tej i jep mesazhin, duke lajmëruar jo më se do ta çonin në zgjedhje të parakohshme vendin nëse ky koalicion do e kishte në dorë zgjedhjen e qeverisë, por këtë herë se Rama nuk do jetë më kryeministër. 

Në dukje një ndryshim strategjie elektorale kjo nga ana e Lapajt, që është kritikuar shpesh ditët e fundit bashkë me partitë e tjera, pse ka deklaruar se do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Lapaj i kujton edhe aleancën me ish-LSI-në kryeministrit:

“Përveçse i pangopur, është edhe mosmirënjohës. Pasi u bë kryeministër, duke bashkuar votat me LSI-në, e pasi i shpërbleu me 20% të vendeve të punës në administratë, duke e trajtuar administratën si ta kishte plaçkë të vetën, e pasi i bëri ministra, kryetar Kuvendi e deri President të vendit, tashmë bën sikur ka zbritur nga një planet tjetër dhe nuk ka qenë ky autor i atyre gjërave”.

Dhe në fund e mbyll me mesazhin se nëse partia e tij merr vota të mjaftueshme, Rama s’do jetë më kryeministër.

“Zoti Rama, nëse do jetë në dorën tonë, nëpërmjet votave të qytetarëve, krijimi i kësaj qeverie që vjen, ti nuk do jesh kryeministri i këtij vendi! Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky model politik!”, përfundon Lapaj. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 03/05/2025 19:48

    Ja edhe ky llapaqeni i Saliut.

    Përgjigju
  • Eheeeee: 03/05/2025 18:13

    Keq me vjen Tiku, por e padke te madh oreksin. Shiko mos mbetesh thate fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?