Pas kundërpërgjigjeve të kryeministrit Edi Rama, edhe ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi ka kundërshtuar deklaratat e Nigel Farage se “1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhen në burg”. Ai ka mbajtur një takim me Farage gjatë një konference të partisë së tij “Reform UK”, ku Ferizi i ka thënë se po përsërit deklarata të pavërteta dhe të dëmshme për komunitetin shqiptar në Britani.
“Është një gënjeshtër e madhe dhe megjithatë po përsëritet në GB News dhe nga politikanë të ndryshëm,”, ka thënë Ferizi, duke shtuar se statistikat zyrtare po përdoren për të ndërtuar narrativa që nuk kanë lidhje me realitetin.
“I thashë atij se ishte thellësisht e padrejtë të përhapeshin këto gënjeshtra. Thjesht nuk janë të vërteta. Pata përshtypjen se ai ishte i hapur kur i dëgjoi dhe i kuptoi këto,” u shpreh Ferizi pas takimit me Farage.
Gjatë bisedës, ambasadori Ferizi vuri në pah gjithashtu rolin pozitiv të komunitetit shqiptar në Britani, duke i cilësuar ata si një shembull i mirë i integrimit dhe kontributit në shoqëri.
“I tregova gjithashtu se shqiptarët janë një shembull shumë i mirë i njerëzve që integrohen mirë në Britani. Punojnë shumë, mësojnë gjuhën, zakonet dhe rregullat e vendit. I thashë se ishte thellësisht e padrejtë për një vend që krenohet për drejtësinë, dhe më duket se ai e vlerësoi këtë,” ka deklaruar ambasadori shqiptar.
Deklarata e ambasadorit Ferizi erdhi në të njëjtën ditë kur Farage njoftoi se kishte planifikuar një drekë me kryeministrin Edi Rama, për të diskutuar çështjen e dëbimit të të burgosurve shqiptarë nga Britania. Në një deklaratë provokuese, Farage tha se mund të rezervonte një avion të madh për të marrë me vete sa më shumë të burgosur shqiptarë kur të vizitonte Shqipërinë.
Në fillim të muajit Korrik, kryeministri Rama dhe Farage u përfshinë në një diskutim publik mbi raportin e raportin e shqiptarëve të burgosur në Britani me numrin total të tyre të territorin britanik. Farage pretendonte se 1 në 50 shqiptarë në Britani është i burgosur, deklaratë që u kundërshtua nga Rama.
Komente

Sigurisht qe shqipot jane /shembull integrimi/,i njohin te gjitha dredhjet e sperdredhjet e ligjeve britanike,kur ua do puna,kur i kapin /mat/ne krime te ndryshme, qe te evitojne burgun,ekstadimin,debimin,apo te kerkojne azilin edhe pse jo perhere jane arrestuar jo thjesht per hyrje pa vize,por per krime te tjera me te renda.Nuk e di sa te drejte ka Farage ne lidhje me statistikat,por sigurisht qe kemi bere emer.Sa per apologjine e ambasadorit,beri thjesht detyren. Edhe une po te isha ne vend te tij,do t'i mbroja shqipot edhe sikur te ishin monstra me dy koke,por jo me keto fjale qe perdori ky.Tregohuni me modest z.ambasador e me realist!
PërgjigjuO zoti fshatar..me fal ambassador .ka Not Proteste ne keto raste NGA ty DHE NGA ministria jashtme.o fshatar inferior te tredhur.
PërgjigjuSigurisht qe ka edhe ne angli edhe ketu edhe kudo po kjo sdo te thote qe ky surrat muti anglez te hedhi balte mbi tere ata shqiptare qe punojne e jetojne ndershmerisht ne cdo cep te botes dhe te ndershmit jane shumica. Drogen, vrasjet , prostitucionin, korrupsionin, vjedhjen dhe cdo lloj ndyresire qe mund te pjelle mendja e njeriut nga keta angles e me the te thashe na erdhen keta i kishin shpikur keta na i sollen se shqipetaret ishin si drita dhe jane si drita. Pakica qe kopjoi ndyresin e kesaj bote e di shume mire qe here a vone o ne burg o ne dhe do ta kete fundin .
PërgjigjuSI NUK KA TURP KY PALACO....AMBASADOR QE I TREGON FARANGIT SE NUK PASKA QELBESIRA NE ANGLI QE SHESIN DROGE....PTU.PTU..MOR FYTYRE -QEN...KUSH TE MESOI RAMA TE FLISJE ASHTU....MERRE DHE AMBASADORIN ME VETE NE AVION FARRANGE DHE SILLE NE DHQIPERI..BEJE NON-GRATA NE ANGLI....
PërgjigjuAmmbasadori nuk tha qe s'ka kriminele. Ja cfare tha, qe ta lexosh prape, "... shqiptarët janë një shembull shumë i mirë i njerëzve që integrohen mirë në Britani. Punojnë shumë, mësojnë gjuhën, zakonet dhe rregullat e vendit. I thashë se ishte thellësisht e padrejtë për një vend që krenohet për drejtësinë, dhe më duket se ai e vlerësoi këtë,” !! Ke ti, o trupolic (nga ate te dalet boje te kohes te komunizmit), pak krenari apo dinjitet? Se po e ke, si te lejon te biesh dakort me kete fashistin e ndyre qe po ben karriere vetem duke share e demonizuar emigrante te cdo lloji ? Ambasadori nuk eshte i Rames. E drejta jote ta duash apo jo. Perkundrazi, eshte ambasadori i RSH, i te gjithe shqiptareve, edhe te atyre driteshkurter si puna jote qe, te qenit anti-Ramist, eshte me e rendesishme se te qenit shqiptar !