Dy muaj pasi pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama, deputeti britanik Nigel Farage deklaroi se do të drekonte me kreun e qeverisë së Shqipërisë për të folur rreth deportimit të kriminelëve të huaj, pasi sipas tij ky është një kërcënim për sigurinë kombëtare britanike.
Gjatë fjalimit të mbajtur para anëtarëve të Reform UK, një ditë më parë, Farage tha se do të drekoj me kryeministrin Rama, teksa theksoi se do të rezervoj një avion shumë të madh dhe do të marri me vete edhe një ngarkesë (emigrantë).
“Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete (të burgosur), nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t'i ndalojmë anijet dhe do t'i ndalojmë e deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në të gjithë botën", u shpreh Farage.
Në fillim të muajit korrik mes Ramës dhe Farage pati një debat disa-ditor në rrjetet sociale mbi raportin e shqiptarëve të burgosur në Britani me numrin total të tyre të territorin britanik. Farage pretendonte se 1 në 50 shqiptarë në Britani është i burgosur, statistikë që u rrëzua nga Rama, i cili tha se raporti i vërtetë është 1 në 100.
Komente

Deputeti britanik te jete i sigurt se do ti ngelet avioni bosh!! Kur kerkohet ekstradimi i nje personi nga cdo shtet ku mund te ndodhet kalon nepermjet nje procedure gjyqesore dhe nuk mund te parashokohet me saktesi koha e ekstradimit ose jo!!
PërgjigjuJa ku shkoje morali i popullite shqiptare. Kjo ashte politika e tiranes
PërgjigjuTallin B... me shqiperien.pqe dele jan
Përgjigju