Zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja sqaroi në Report Tv se konsumatorët që kalojnë fashën prej 700 kWh do të paguajnë këtë diferencë me çmimin e tregut.
I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu Bejtja tha se sipas llogarive të bëra 700 kWv është mjaftueshëm për të plotësuar të gjitha nevojat që ka një familje përgjatë një muaj.
“Kemi bërë një llogari për të plotësuar të gjitha kushtet maksimale të një familjeje. Çdo familje që e kalon 700 kWh do e paguajë me çmimin e tregut në atë muaj. Me çmimin e lartë do të paguhet vetëm diferenca, jo e gjithë vlera. Kjo diferencë mund të jetë nga 70-80% më shtrenjtë se çmimi që e jep qeveria për konsumatorët.”, tha ai.
Në Komision e Ekonomisë, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja, tha se shteti shqiptar do të marrë 40 milionë euro borxh nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Kjo kredi sipas Bejtjas do të shtojë me 30 vite jetën e Fierzës, si dhe eficensën me 4%.
“Ne ia kemi marrë paratë ka punuar për ne, i ka kthyer paratë e veta, jo vetëm me energji, por edhe me investimet e veta, ka mbajtur njerëz në punë. Në këto vite i kemi bërë 150 milionë investime. Me këtë kredi do t’i shtojmë edhe 30 vite të tjera jetë. Eficensa do të shtohet me 4%. Momentalisht prodhohet, nuk e mbyllim.”, tha ai.
Qëllimi i qeverisë është të shkëpusë varësinë nga kushtet e motit për prodhimin energjisë dhe të “kthejë sytë” nga burimet alternative.
“Qëllimi ynë është të mos varemi vetëm nga kushtet e motit. Pjesa më e rëndësishme është gazi natyror dhe i lëngshëm. Gazi natyror në vendin tonë përmes TAP. Kemi akses të përdorim gazin për të prodhuar energji në Vlorë. Kemi akses në TAP, mbi 7.5 MLD M3. Po ndërtojmë stacione matjes në Fier që do të dëgojë 0.7 MLD M3 në Fier dhe Vlorë. Ka filluar projekti, për shndërrimin e gazit në energji elektrike. Do të bëjmë disa hamendësime, për ta bërë më të prekshëm gazin, në mënyrë që të bëhet një burim alternativ i energjisë, që të përdoret nga konsumatori.”, tha Betja.
Zëvendësministri i Energjisë tha se Skavicës do t’i duhen të paktën 8 vite për të filluar punën, ndërsa sa i përket fotovoltaikut në Vaun e Dejës, ka filluar prodhimin.
Skavica vazhdon e kemi nënshkruar marrëveshjen, së shpejti fillon faza e ndërtimit. Do të duhet 6-7 vjet për t’u ndërtuar. Centrali fotovoltaik në Vaun e Dejës ka filluar prodhimin, është i certifikuar. Është një hap i parë, një shkallë nga 100 që kemi për të ngjitur. Kaskadën nuk e rregullon. Në këtë aspekt është prova e parë i një investimi alternativë.
Mungesa e ndërgjegjësimit mund t’ju rrisë faturën e energjisë në fund të muajit. Pavarësisht thirrjeve të qeverisë për të kursyer energji në kohë krize, qytetarët nuk kanë reaguar, për këtë arsye është propozuar që kush shpenzon më shumë se 700 kilovat të paguajnë më shumë.
“Ju kemi bërë thirrje qytetarëve të kursejnë dhe nuk e kanë bërë. Nëse ne nuk do të blinim energji elektrike do të kursenim disa miliona euro. Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm përzierja që bëjmë mes energjisë që prodhojmë dhe asaj që blejmë është 50/50, dhe ne blejmë me 250 euro bashkohet me një energji që prodhohet me 10 euro, dhe çmimi del mbi 15-20 lekë. Njerëzit duhet ta kuptojnë dhe të jenë të kujdesshëm. Sot që flasim ata që harxhojnë mbi 700 kilovat e kanë ose për qejf dhe ngrohje dhe shumë pak për hall”, tha në studio Ilir Bejtja.
Vendosja e kësaj fashe sipas zëvendësministrit të Energjisë Ilir Bejtja do ulte importin e energjisë, pasi 1/3 e konsumit total harxhohet nga familjet që konsumojnë mbi 700 kilovat në muaj. Në total konsumi familjar i energjisë është 3.2 terravat në vit.
“Nëse ne vendosim fashën prej 700 kilovatësh ne do të importonim 1/3 e energjisë më pak. 1/3 e energjisë që konsumohet është nga qytetarët që kalojnë fashën mbi 700 kilovat”, tha Bejtja.
Nëse kjo fashë vendoset nga qeveria, familjet do të paguajnë deri 80% për faturën e dritave në muaj.
“Çmimi i ri i parregulluar që ndikohet nga çmimi i tregut mund të shkoj 70-80% më shtrenjtë se ai që paguani sot”, tha zëvendësministri.
Bejtja sqaron edhe çmimin e ri të energjisë që do të vendoset për familjet që konsumojnë mbi 700 kilovat.
“1 terravat atyre që konsumojnë mbi 700 kilovat ne nuk do ua japim me 9.5 lekë, por do të bashkohet me energjinë që ne marrim nga importi, ky 1 terravat që kemi ne është me 2.6 lekë, ai që vjen nga importi mund të jetë me 30 lekë, çmimi i bashkuar del 33 lekë për kilovat pjesëtoje me 2 kilovat dhe del çmimi që do të paguajnë që do të jetë 16, 17 ose 18 lekë për kilovat. Do dalë aq sa i del sot biznesit të tensionit të mesëm”, tha Bejtja.
Por si u përcaktua fasha prej 700 kilovatësh?
“Kemi bërë një llogari mese të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e një familjeje në kushtet e përdorimit të energjisë elektrike, pra të gatuash me energji, të lash me energji, të ngrohesh me energji, të kesh deri 3 frigorifer, të shohësh TV”, sqaron zëvendësministri.
Auditoni dhe ndryshoni ca sahete të prishur (të lajthitur) që edhe kur ul utomatin (salvaviten) ecën numerimi mates! Metrologjia ti auditoje se i moren në qafe sodomos sahatet e vjeter në rrethe shume ineficent !
PërgjigjuUne supozoj se harxhoj 1400 kwh dhe shteti ka menduar te me rrise cmimin per shumen mbi 700 kwh. Nuk e ben dot sepse une e kam me kollaj te hap nje kontrate te re. Pra dy kontrata me nga 700 kwh secila. Rrjedhimisht nuk do ta paguaj konsumin shtese me cmim te rritur. Pra ku ishin asgjikundi. Do shtohet korrupsioni i atyre qe administrojne konsumin e tensionit te ulet. Do veprohet njelloj si veprohet me UJIN ne Tirane. Vijne operatoret e Elton Kacolles, heqin vulat e sahateve dhe shenojne aq sa bihet dakort. Kohet e fundit, qe kur jane mbushur me militante te PS-se, keto sikur po shtohen me shume.
PërgjigjuSi do ta ndash pronen nese e ke 1+ 1? Nuk bën ndarje dot shtepie ka pune ajo prandaj vetëm kush ka vila apo shtepi private e ndajne ne 3 kontrata për secilin kat te shtepise